Negociatat për paqe, akord mbi draftin e marrëveshjes SHBA-talebanë

Negociatorët amerikanë dhe përfaqësues të talebanëve kanë rënë dakord mbi draftin e marrëveshjes së paqes, që kërkon t’i japë fund konfliktit 17-vjeçar në Afganistan, transmeton Top Channel. 

Gjashtë ditë bisedime zhvilluan amerikanët me militantët afganë në Katar, javën e kaluar.

Presidenti i Afganistanit kishte drejtuar një apel të ri për negociata të drejtpërdrejta me grupin islamik, por deri tani ishte refuzuar, ndërsa ekzekutivi i tij cilësohej një “qeveri kukull”.

Grupi, që ka sunduar vendin nga viti 1996 deri në 2001-shin, mbetet forca kryesore rebele atje.

Qeverisja e tyre mori fund pas pushtimit të Afganistanit nga Shtetet e Bashkuara, në vazhdën e sulmeve të 11 shtatorit. Al Kaeda përdori pikërisht shtetin e varfër, si bazë për të organizuar goditjen e Amerikës në zemër të saj.

Kjo e fundit konsiderohet një arritje domethënëse, megjithatë, analistët mendojnë se mund të duhen vite përpara se të vuloset një marrëveshje e qenësishme paqeje.

Administrata e Donald Trumpit po shikon mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, ndërsa talebanët kanë dhënë në këmbim garanci, se asnjë grup ndërkombëtar terrorist nuk do të lejohet të përdorë terrenin afgan për të kërcënuar në të ardhmen Amerikën, apo vende të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button