Mali i Zi, policia futet në televizionin A1

Me urdhër të Porokurorisë Speciale Shtetërore të Malit të Zi, në vijim është operacioni policor i Inspektoratit për krime ekonomike në hapësirat e televizioni komercial malazez A1, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni A1 është në pronësi të kryetarit të grupit “Atlas”, Dushko Knezheviç, i cili është në kërkim të Prokurorisë malazeze, për dyshimet se ka qenë në krye të grupit që është marrë me larje parash, evazion fiskal dhe shantazhe.

Grupi “Atlas” njofton se rreth orës 14:00 policia ka hyrë në hapësirat e televizionit.

“Nuk është e qartë se cila është arsyeja zyrtare për bastisjen e policisë, por prapavija është e qartë”, thuhet në njoftim.

Knezheviç ditët e fundit është në fokus të opinionit malazez. Ai ndodhet në Londër, prej ku çdo dit publikon video dhe audio-xhirime në të cilat flet për pretendime të aktiviteteve korruptive të zyrtarëve shtetërorë malazez dhe institucioneve shtetërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button