BE do të diskutojë planin “emergjent” për Brexit-in

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar se në takimin që do të zhvillohet të mërkurën do të diskutohet “plani emergjent” në lidhje me Brexit-in, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, në një konferencë ditore për media ka ripërsëritur se 27 shtetet anëtare kanë rënë dakord për marrëveshjen Brexit dhe se e njëjta nuk është e hapur për negociata.

“BE-ja po pret informacione nga qeveria britanike rreth hapave që duhet të ndërmerren pas votimit të “Planit B” në Parlamentin britanik”, ka thënë Schinas.

Duke vënë theksin se BE-ja e vendosi “mbi tryezë” deklaratën politike të ndarjes nga BE-ja dhe e cila do të formësonte marrëdhëniet në të ardhmen, Schinas tha se në takimin kolegjial që do të zhvillohet të mërkurën do të diskutohet “plani emergjent” në lidhje me Brexit-in.

Parlamenti britanik nesër do të votojë “Planin B” të paraqitur nga qeveria.

Marrëveshja për Brexit-in që kryeministrja britanike Theresa May arriti me BE-në në nëntor u refuzua me 432 vota “kundër” dhe 202 “pro” në një votim të mbajtur në Parlamentin britanik javën e kaluar.

Britania e Madhe do të largohet zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars nëse procesi zhvillohet normalisht.

Vendimi për largimin nga BE-ja, u mor në një referendum të mbajtur më 23 qershor të vitit 2016 në Britani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button