Qeveria e Maqedonisë ndau 700.000 euro për 13 gazeta

Ministri pa resor Robert Popovski publikoi mediumet e shkruara të cilat kanë përfituar fonde nga programi mbështetës për shtypjen dhe shpërndarjen e gazetave për vitin 2018. Për këtë qëllim Qeveria ka ndarë mjete në vlerë prej afro 700.000 euro.

Nga 13 gazeta të shkruara që kishin aplikuar për subvencionim e 50 për qind të mjeteve për shtyp dhe distribuim të gazetave për vitin 2018, Qeveria 11 prej tyre ua ka transferuar 42.568.620 denarë në bazë të programit Qeveritar për përkrahje financiare.

Është refuzuar revista “Porta 3” dhe revista “Shenja” për shkak se nuk i kanë plotësuar kriteret.

Kështu tha ministri për komunikim dhe llogaridhënie, Robert Popovski, sipas të cilit, nga programi i Qeverisë për vitin 2018, ku ishin paraparë të ndahen 50 milionë denarë për ndihmë të mediave të shkruara, në bazat të faturave për vitin 2017, gazetës ditore “Nova Makedonija” i janë paguar 6.183.000 denarë, “Sloboden Peçat” 14.277.742 denarë, “Bitolski Vesnik” 244.500 denarë,  “Zaman” 903.092 denarë, “Zenit Pres” 287.343 denar, magazina javore “Kapital” 2.115.614 denarë, gazeta “KOHA” 4.932.157 denarë, “Veçer”  7.255.047 denarë, “Lajm”   1.043.912 denarë, “Fokus” 4.624.438 denarë dhe “Ekonomi dhe Biznes” – 701.105 denarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button