Ministri Ademi: Në Banicë dhe Jabollçishtë do të ndërtohen shkolla (FOTO)

Në takimin që u realizua sot në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ndërmjet ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, kryetarit të Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe kryetarit të Komunës së Velesit, Ace Kocevski është diskutuar për çështjen se si zhvillohet procesi arsimor në komunën e Çashkës dhe Velesit, transmeton Portalb.mk.

Takimi i ministrit Arbër Ademi me kryetarin e Çashkës, Goran Stojanovski dhe kryetarin e Velesit, Ace Kotevski. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Pas takimit, u njoftua se me Planin për furnizime publike të MASH për vitin 2019 dhe me Programin për investime kapitale për vitin 2019, që javën e kaluar është miratuar në Qeverinë e Maqedonisë është vendosur ndërtimi i shkollës në fshatin Kllukovec të Velesit, në fshatin Jabollçishtë të Çashkës janë ndarë 4 milionë denarë për ndërtim të katër klasave në kuadër të objektit ekzistues të shkollës fillore “Liria” dhe për ndërtimin e shkollës në fshatin Banicë të Çashkës janë ndarë 3 milionë denarë. Për më 1 shtator është premtuar edhe ndjekja e procesit arsimor në gjuhën shqipe edhe për fëmijët në fshatin Starigrad.

“Ndërtimi i objektit shkollor në fshatin Kllukovec është paraparë në planin e furnizimeve publike në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për vitin 2019 si dhe në Programin e miratuar javën e kaluar në Qeverinë e Maqedonisë. Në vitin 2018 ka përfunduar procedura e përzgjedhjes së ndërmarrjes e cila do ta hartojë dokumentacionin teknik që do të përpilojë projektin për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Kllukovec. Edhe vetë ndërtimi i shkollës është paraparë për vitin 2019”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Ministri njoftoi se për shkollën e Jabollçishtës të komunës së Çashkës janë ndarë 4 milionë nga buxheti i vitit 2019, për ndërtimin e klasave.

“Në komunën e Çashkës do të kemi investime në aspekt të infrastrukturës, dhe së pari më lejoni të njoftoj se në fshatin Jabollçishtë, për shkak të rritjes së popullsisë dhe nevojës reale, do të ndërtohet klasa shtesë brenda shkollës “Liria”, për të cilën janë ndarë rreth 4 milionë denarë. Në shtarot të 2018-s, në shkollën fillore të Jabollçishtës kemi miratuar 15 pëlqime për angazhimin e kuadrit të nevojshëm të mësimdhënësve”, tha Ademi.

Ministri Ademi njoftoi se janë ndarë 3 milionë denarë për ndërtimin e shkollës në fshatin Banicë të Çashkës.

“Ne kemi siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për ndërtimin e një shkolle moderne në fshatin Banicë të Çashkës. Prandaj shkolla në Banicë është siguruar, me kusht që gjatë kësaj jave të diskutojmë edhe për modalitete tjera për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Janë paraparë 3 milionë denarë”, tha Ademi.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski premtoi se nga shtatori nxënësit e fshatit Starigrad do të mësojnë në gjuhën shqipe.

“Kemi folur sot bashkë me ministrin, dhe kemi dhënë fjalën që me vitin shkollor të ri, problemi në fshatin Starigrad do të tejkalohet. Ju dëshmojë se këto fëmijë të Starigradit nga shtatori do të mësojnë në gjuhën shqipe”, tha Stojanovski.

Përndryshe, ministri Ademi njoftoi se me buxhetin e vitit 2019, MASH ka ndarë mjete edhe për ndërtimin e shkollës në fshatin Vizbeg, në Bllacë dhe Novo Sellë.

Takimi i ministrit Arbër Ademi me kryetarin e Çashkës, Goran Stojanovski dhe kryetarin e Velesit, Ace Kotevski. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button