Me hua nga BERZH prej 10 milionë euro, do të blihen 35 autobusë ekologjik për Shkupin

Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) do të mundësojë blerjen e 35 autobusëve të rinj me gaz natyror të ngjeshur (GNNj) për Shkupin, si përgjigje ndaj kërkesës gjithnjë e më të madhe për transport publik më të pastër dhe më të qëndrueshëm. Autobusët e rinj do të ulin sasinë e dioksidit të karbonit të paktën për 15 përqind, njofton Portalb.mk.

“Huaja nga BERZH, e garantuar me garanci të shtetit, që kap shumën prej 10 milionë eurove, do të përmirësojë dhe modernizojë funksionimin e autobusëve, do të forcojë transportin publik dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit. Përveç blerjes së autobusëve me gaz natyror, të cilët do t’i zëvendësojnë autobusët ekzistues që punojnë me dizel, projekti do të ndihmojë në përmirësimin e performancës së kompanisë, Ndërmarrja e Transportit Publik Shkup, e cila është në pronësi të plotë të Qytetit të Shkupit”, thonë nga BERZH.

LEXO: Transportuesit privatë nuk kanë kërkuar subvencione për autobusë ekologjik sepse askush nuk i ka informuar

Pakoja e bashkëpunimit teknik do t’i ndihmojë Qytetit të Shkupit të zhvillojë Plan aksional për qytete të Gjelbra deri në vitin 2020. Kjo është baza, përmes së cilës secili qytet i përfshirë në këtë program, e nënshkruan të përfshihet në Programin për qytete të gjelbra të BERZH-it, duke i përcaktuar qëllimet e veta për përmirësim të situatës ekologjike dhe të bëjë përvijimin e mënyrave se si do t’i arrijnë ato qëllime.

Shkupi është një nga 20 qytetet që u përfshinë në këtë Program, për qytetet e gjelbra të BERZH-it, sipas të cilit 15 qytetet tashmë janë duke punuar me plane aksionale të veçanta individuale për Qytete të gjelbra (PAQGJ). Blerja e autobusëve të rinj është fillimi i projektit nga programi i qyteteve të gjelbra të BERZH-it, në të cilin qyteti i Shkupit planifikon të përfshihet.

LEXO: Transporti publik në Shkup, autobusë që u ikin qytetarëve (VIDEO)

Mbështetja për bashkëpunim teknik, në vlerë prej 1.1 milionë euro, është e përkrahur nga Fondi special i aksionarëve (FSA), dhe do të jetë në dispozicion për të mbështetur riorganizimin e funksionimit të autobusëve në Shkup dhe për  të përgatitur Planin aksional për Qytete të gjelbra.

Deri më sot, BERZH ka investuar 1 miliardë 832 milionë euro në 113 projekte në ekonominë e Maqedonisë, shumica e të cilëve janë në sektorin e infrastrukturës.

LEXO: Tetëdhjetë për qind e dizelit shpenzohet nga kamionët dhe autobusët (Infografik)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button