Lituania do të ndihmojë Maqedoninë drejt NATO-s dhe BE-së

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një vizitë zyrtare në Maqedoni qëndron ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Antanas Linkevičius, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas një takimi midis kryediplomatëve të të dy vendeve dhe bisedimeve plenare mes dy delegacioneve, Dimitrov dhe Linkevičius u adresuan në një konferencë të përbashkët për media.

Kryediplomati lituanez theksoi se Lituania do të jetë ndër vendet e para që do të nënshkruajë Protokollin e Anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, me të cilin do të mundësohet rrumbullakimi i marrëveshjes në Vilnius të Lituanisë nga viti 2000 si një deklaratë e mbështetjes së ndërsjellë dhe solidaritetit në integrimin evropian.

“Më lejoni t’ju kujtoj se puna ende nuk është përfunduar. Ajo është e qartë për të gjithë dhe të them se nuk do të qëndrojmë anash. Në mënyrë aktive do të ndihmojmë në fushat në të cilat mendojmë se janë me rëndësi për mbështetje dhe ndihmë”, deklaroi Linkevičius.

Ai po ashtu theksoi se midis Maqedonisë dhe Lituanisë nuk ka rezultate të prekshme në lidhje me shkëmbimin tregtar. Sipas tij, tuining projektet do të ndihmonin për përmirësimin e rezultateve në fushën e ekonomisë.

Ndërkaq, ministri Dimitrov, nga ana e tij, tha se vizita e sotme është një kthim duke theksuar se në vitin 2017 ata diskutuan se çfarë do të ndodhte dhe sot ata diskutuan se çfarë është përfunduar.

“Jam i kënaqur që kam marrë garanci se Lituania qëndron me ne në drejtim të këtyre hapave të fundit drejt anëtarësimit në NATO dhe në lidhje me fillimin e rrugës evropiane, respektivisht fillimit të negociatave për anëtarësim”, deklaroi Dimitrov.

Në takimin e sotëm, dy ministrat nënshkruan një marrëveshje ndërmjet qeverive të të dy vendeve për transport ndërkombëtar në trafikun rrugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button