Gazetari Llatas mund të shpëtojë nga ndjekja penale për shkak vjetërsimit të lëndës

Dragan Pavlloviq- Llatas mund të shpëtojë nga ndjekja penale në rastin “Total” sepse me ndryshimet e Kodit Penal është krijuar mundësi që vepra e tij të vjetërsohet, transmeton Portalb.mk.

Më saktë për veprën, që lidhet me fshehjen e tatimeve për të cilën ndiqet Llatas është parashikuar dënim minimal prej 4 vite burg, por me ndryshimet e fundit të ligjit, është shtuar nen i ri, i cili për veprën që ndiqet Llatas, parashikon dënim më të ulët prej 6 muaj deri në 3 vjet burg.

Ndryshe, rasti ka të bëjë me fshehte të takimit, ku dyshohet se një person për t’iu shmangur tatimit ka dhënë dëshmi të rrejshme. Sipas asaj që tha PSP, personi në fjalë ka qenë drejtues dhe pronar i disa agjencive për marketing “Total”, “Media Maks” dhe “Total Media Center”. I dyshuari ka fshehur tatim prej 121.414 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button