Thaçi: Synimet shtetërore arrihen për aq kohë sa jemi të bashkuar dhe kemi mbështetjen e aleatëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë ditëve në vijim, institucionet e Kosovës do të ndërmarrin veprime dhe vendime në interes shtetëror dhe të forcimit të partneritetit me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Ai ka shtuar se të gjitha institucionet shtetërore janë në shërbim të mbrojtjes, avancimit dhe arritjes së qëllimeve tona strategjike shtetërore, transmeton Klan Kosova.

“Dialogu dhe marrëveshja eventuale paqësore vetëm sa e përshpejtojnë realizimin e synimeve tona për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Këto synime janë të arritshme, për aq kohë sa jemi të bashkuar, pozitë, opozitë dhe shoqëri civile, flasim fuqishëm njëzëri dhe kemi mbështetjen e aleatëve tanë ndërkombëtarë, respektivisht mbështetjen e SHBA-së”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Thaçit në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button