fbpx

U varros zëvendësministri i Kosovës Arian Daci (VIDEO)

Në varrezat e kryeqytetit, të dielën u varros zëvendësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës janë bërë homazhe për të ndjerin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar, pas homazheve nënshkroi në librin e zisë me fjalët “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, transmeton REL.

Pas homazheve, nën patronatin e kryeministrit, u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të të ndjerit.

I ndjeri është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.

Liderët institucionalë si dhe ata të partive politike në Kosovë kanë shprehur ngushëllime ndaj familjes Daci.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button