Nga sulmi në kishën në Filipine, 20 të vdekur (FOTO)

Mesha e së dielës nuk do të mbahet si zakonisht në kishën Jolo në jug të Filipineve.

Një sulm terrorist i cili ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit pos që e shkatërroi objektin la të vdekur edhe 20 njerëz që ndodheshin brenda dhe në afërsi të saj. Shumica e këtyre viktimave janë persona civil, përcjell Klan Kosova.

Kjo kishë është njohur si vendqëndrim i disa grupeve mafioze të vendit dhe sipas autoriteteve vendore probleme të tilla janë shkaktuar edhe më herët, por jo të vendosin mjete shpwrthyese brenda saj.

Ky sulm erdhi vetëm pak kohë pasi një grup islamist kishin kërkuar autonominë e rajonit të tyre. Kjo deri të dielën shihej si një vendim i drejtë që do të sillte paqe në mes këtij grupi dhe katolikëve të vendit, deri sa ata nuk reaguan edhe në formë të dhunshme.

Kjo nuk është hera e parë që kishat në Filipine sulmohen nga terroristë, dhe kryerësit e sulmit nuk janë kapur ende.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button