fbpx

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat me banderola të gabuara janë tërhequr nga shtëpitë e shëndetit

Gjendja shëndetësore e pacientëve të sëmurë nga morbili (fruthi) është nën kontroll, dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat e mundshme që të parandalohet shpërndarja e epidemisë, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH), njofton Portalb.mk.

Nga atje njoftuan se banderolat e gabuara të vendosura në vaksina, por me afat të përdorimit, janë tërhequr nga përdorimi.

“Vaksinat me banderola të gabuara, por me afat të përdorimit, janë tërhequr nga shtëpitë e shëndetit dhe të njëjtat duhet të shkatërrohen. Me tërheqjen e vaksinave nga shtëpitë e shëndetit, duke u thirr në Ligjin për barëra dhe mjete medicinave, neni 106, paragrafi 1, pika 5, kjo vaksinë konsiderohet si bar i cili nuk është për përdorim. Për këtë “Mallmed” ka sjellë vendim që të shkatërrohen vaksinat”, thanë nga MSH-ja.

Nga MSH-ja thonë se kjo gjendje është trashëguar dhe ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së udhëheqësve të kaluar.

LEXO: Epidemia e fruthit në Maqedoni, regjistrohen edhe gjashtë raste të reja
LEXO: Filipçe: Edhe pas përfundimit të epidemisë, fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshte dhe shkolla

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close