Nis përçarja mes ushtrisë në Venezuelë

Një prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë në Venezuelë Jose Luis Silva, i ndërpreu hapur lidhjet me liderin e vendit Nicolas Maduro. Silva dha dorëheqjen nga posti i atasheut të mbrojtjes në SHBA dhe deklaroi se mbështet udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, të njohur nga një sërë vendesh si president i Përkohshëm, përcjell Klan Kosova.

Në krizën e krijuar në shtetin e varfër të Amerikës latine, ushtria konsiderohet gjerësisht si faktor vendimtar. Duke folur nga zyra e tij ne ambasadën venezueliane në Washington.

Silva kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin e vet të lindjes. Unë nuk e njoh me Nicolas Maduron si president, i tha ai gazetës se Majemit të botuar në spanjisht “El Nuevo Herald”.

“Mesazhi im i drejtohet të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura, -vazhdoi zyrtari,- Kushdo që mban armë, lutet të mos i përdore ato kundër popullit. Pjesë e tij jemi edhe ne, dhe jemi lodhur duke mbështetur një qeveri që ka tradhëtuar parimet me bazike dhe e ka shitur veten tek kombe të tjera”.

Njoftimi i Silvës përbën një thyerje në unitetin e liderëve ushtarake, të cilët më herët ishin zotuar për besnikëri ndaj Maduros, ndërsa vetëshpalljen e Guaidos e përshkruan si grusht shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button