Nesër seanca e parë për “veteranët e rrejshëm”

Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca e parë në lidhje me aktakuzën për fryrjen e listave me “veteranë të rrejshëm” që kur është ngritur aktakuza, njofton Klan Kosova.

Në seancën e nesërme do të diskutohet në lidhje me propozimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për masë të përkohshme për ndalimin e pensioneve për “veteranët e rrejshëm”.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “Veteranët” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që Gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteranë luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68 milionë 153 mijë e 533 euro e 14 cent.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button