Epidemia e fruthit në Maqedoni, regjistrohen edhe gjashtë raste të reja

Gjatë ditës së djeshme, në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile janë pranuar edhe gjashtë raste të reja të morbilit (fruthit), kurse edhe tre raste të reja ambulatore janë kontrolluar, me pasqyrë klinike të pastër të morbilit, njofton Portalb.mk.

Nga Klinika informuan se kjo është valë e re e të sëmurëve, dhe presin që numri të shkojë në rritje.

Epidemia e morbilit tashmë është shpërndarë në disa qytete të Maqedonisë. Në gjendje më të rëndë janë dy fëmijë, dhe nuk anashkalohet mundësia që të njëjtit të futen në aparate të frymëmarrjes.

Nga Ministria e Shëndetësisë sot njoftuan se deri në ora 13:00 janë vaksinuar 3.345 vaksinën MRP. Që të parandalohet shpërndarja e epidemisë së morbilit në Shkup, në Klinikat Universitare është sjellë vendim që të ndalohet vizita e pacientëve që janë të shtrirë në klinika. Ky restrikcion do të zgjat derisa epidemia të jetë prezentë.

LEXO: Filipçe: Edhe pas përfundimit të epidemisë, fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshte dhe shkolla
LEXO: Epidemia e fruthit nuk po largohet nga Maqedonia, sot katër raste të reja me komplikime

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button