Çështja Huawei, u shkarkua ambasadori i Kanadasë në Kinë

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka shkarkuar nga detyra ambasadorin kanadez në Kinë, John McCallum. Vendimi i tij vjen pas komenteve që ambasadori bëri rreth çështjes së ekstradimit ku përfshihej zyrtarja e lartë ekzekutive e kompanisë kineze Huawei, Meng Wanzhou, njofton Balkanweb.

Trudeau tha gjatë një deklarate se i ka kërkuar ambasadorit të dorëhiqet, por nuk komentoi më tej. “Kam kërkuar dorëheqjen e John McCallum si amabasador i Kanadasë në Kinë. Diplomati veteran i ka shërbyer me nder kanadezëve dhe ka spikatur në disa pozicione që ka mbajtur në qeveri. E falenderoj për shërbimin e dhënë”.

McCallum shkaktoi polemika të martën, kur publikisht kundërshtoi kërkesën e SHBA-së për ekstradimin e Meng Uanzhou. Një ditë më pas, ai tha se komenetet e tij janë keqinterpretuar. Ndalimi zyrtares së Huaweit, me kërkese të Shteteve të Bashkuara, ka acaruar Kinën dhe ka lëkundur raportet e saj me Kanadanë. Meng Uanzhou akuzohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit por këto akuza janë hedhur poshtë nga vetë ajo dhe kompania Huawei.

Uanzhou u arrestua më 1 dhjetor 2018 në Vankuvër me kërkesë të SHBA-së, por më pas u lirua me kusht duke paguar gjobën prej 7.6 milion dollarësh. Ajo vazhdon të jetë nën vëzhgim gjatë gjithë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button