Kanceri i gjëndrës tiroide është katër herë më i zakonshëm te femrat, ja cilat janë faktorët e rrezikut

Sëmundjet e gjëndrës tiroide, sot janë një nga problemet më të përhapura të shëndetit publik. Prekin miliona njerëz në mbarë botën, sidomos në moshën më produktive të jetës, shkruan Panacea.

Sëmundjet e gjëndrës tiroide kërkojnë nga i sëmuri, por edhe nga familja, ambienti i punës dhe komuniteti i gjerë social, angazhim aktiv në përmirësimin e cilësisë së jetës së personit të prekur. Shkak janë çrregullimet e rëndësishme shëndetësore që zvogëlojnë cilësinë e jetës dhe ndikojnë në jetën e përditshme dhe aktivitetet e individit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë ka dy miliardë njerëz që vuajnë nga ndonjë çrregullim i gjëndrës tiroide, nga të cilët 20% janë evropianë. Gratë kanë më shumë gjasa të preke, ndërsa çdo e treta grua ka nyje tiroide, ndërsa çdo e dhjeta ka ndonjë nga çrregullimet e funksionit të saj.

Kanceri i kësaj gjëndre është katër herë më i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt dhe zakonisht zbulohet në moshën e mesme. Sëmundja e tiroides shpesh shoqërohet me sëmundje të tjera të gjëndrës me sekrecion të brendshëm dhe sëmundjet autoimune, sëmundjet e zemrës, problemet e shtatzanisë, depresionin, stresin kronik dhe ankthin.

RREZIK FAKTORËT

Lodhja, shtim në peshë, dhimbje të muskujve, grumbullimi dhe mbajtja e lëngjeve, intoleranca ndaj të ftohtit dhe ngrohjes, migrena, aftet – janë vetëm disa nga simptomat që tregojnë për vështirësi në funksionimin e kësaj gjëndre.

Shkaqet e çrregullimit të punës së tiroides mund të jenë proceset autoimune në organizëm, ushqim i keq, marrja jo e mjaftueshme e jodit, barna të caktuara, stresi, gjenetika, shtatzania, menopauza dhe pirja e duhanit. Gjatë zhvillimit të hershëm të fëmijës, mungesa e hormoneve të gjëndrës tiroide çon në çrregullimin e zhvillimit të trurit, shkakton rritje të reduktuar dhe potencial kognitiv tek fëmijët. Frekuenca e hipotiroidizmit të lindur është rreth 1 në 4.000 të porsalindur. Sëmundjet më të zakonshme të tiroides janë gusha (struma), tireoditisi (sëmundjet inflamatore të gjëndrës), hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tiroiditi Hashimoto (sëmundja autoimune), adenoma toksike (tumor beninj).

EDUKIMI

Mësoni se si mund ta kontrolloni gjendjen tiroide, zbuloni se si stresi dhe ushqimi janë të lidhura me këtë gjëndër të quajtur qendra energjetike e organizmit, kërkoni këshilla nga mjeku ose shkoni për kontrollë. Pasi që, nëse gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet, nuk funksiononi as ju!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button