Edhe pse publikoi fotografi duke e vaksinuar mbesën, Filipçe nuk e ka vaksinuar atë me MRP, por me tjetër

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë foli për atë që pavarësisht fotografisë të publikuar, ai nuk e ka vaksinuar mbesën e tij me MRP por me tjetër vaksinë, si dhe për ndikimet për punësimet partiake në sektorin e shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Filipçe tha në një intervistë për REL se vaksinimi i mbesës së tij kishte për qëllim të sigurojë qytetarët se vaksinat janë të sigurta, por përkundër fotografisë, ai nuk e ka vaksinuar atë sepse ajo është e vogël për vaksinën MRP, por me vaksinë tjetër nga kalendari i saj i imunizimit.

“Gjithmonë është mirë të tregohet me një shembull personal se diçka është e vërtetë, se diçka është një hap i vërtetë dhe se diçka është një politikë e vërtetë. Në këtë drejtim ishte vaksinimi i mbesës sime, e cila është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP, por njoftimi ishte që ne, si autoritete shëndetësore, të sigurojmë të gjithë qytetarët, prindërit e fëmijëve të vegjël se vaksinat janë të sigurta . Procesi i vaksinimit është absolutisht i sigurt, dhe është një investim i vërtetë për shëndetin e fëmijëve. Veprimi im ishte në lidhje me të gjitha këto argumente, tha Filipçe.

Përpjekjet për ndikim për punësime partiake

Për atë se thuhet që po bëhen presione për punësime partiake në kujdesin shëndetësor, ministri Venko Filipçe thotë se ka pasur dhe do të ketë gjithmonë përpjekje për ndikim.

Në intervistë për REL, ministri i shëndetësisë thotë se ata po përpiqen ta mbajnë atë ndikim në minimum dhe se po kërkojnë cilësi.

“Përpjekjet për të ndikuar kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë, por ne po përpiqemi të minimizojmë këto ndikime, për shkak të punësimit të mjekëve të rinj me një mesatare të lartë studimi. Me atë që u tregua dhe u botua në gazeta ne dëshmojmë dhe tregojmë se do të stimulojmë cilësinë dhe tashmë kemi shembuj. Shihni në disa klinika që pranuan studentë me mesatare të lartë, tashmë këto studentë kanë marrë vendin e tyre dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, thotë Filipçe për REL.

LEXO:Filipçe: Edhe pas përfundimit të epidemisë, fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohen në kopshte dhe shkolla

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button