VMRO-DPMNE sot do të kërkojë shpërbërje të Parlamentit për zgjedhje të parakohshme

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dje pas seancës të Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror, tha se kjo parti vendosi që përmes deputetëve të saj sot pasdite në Parlament do të kërkojë shpërbërje të Parlamentit për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme së bashku me ato parlamentare më 21 prill, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë menjëherë kryeministri aktual Zoran Zaev të jep dorëheqje, Parlamenti i Maqedonisë të shpërbëhet, të ketë Qeveri teknike sipas marrëveshjes së Përzhinës dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme së bashku me ato parlamentare më 21 prill. Të dihet kush kërkon zgjedhje dhe i lutet Zotit mos të ndodhin, nuk jemi ne si parti por LSDM-ja. Ja tash e kanë mundësinë të tregojnë a janë për ballafaqim, a e dëgjojnë zërin e popullit, tash e kanë mundësinë të tregojnë KUSH ik nga zgjedhjet” tha mes tjerash Mickoski.

Ai nuk tregoi çka më tej do të bëjë kjo parti nëse nuk pranohet kërkesa e tyre, por tha se “puna te tyre është të kërkojnë.”

Ai tha se Qeveria po e çon shtetin në një humnerë të madhe. Pas dështimit dhe kapitullimit të plotë me emrin dhe ndryshimin e identitetit, po shohim Qeverinë duke u angazhuar në një garë të re të gënjeshtrimit të publikut me numra fiktiv, duke dashur të mbulojë kapitullimin e plotë në ekonomi.

Dy organet kryesore të partisë diskutuan mbi situatën aktuale politike, zgjedhjet presidenciale dhe kërkesën e partisë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Takime të tilla vijnë pas vendimit të LSDM-së për të shtyrë vendimin se a është për mbajtjen е zgjedhjeve e parakohshme parlamentare.

LEXO:Javën që vjen LSDM-ja do të merr vendim a është për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare së bashku me presidencialet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button