U arrestuan 39 gra në pesë objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar

Gjatë periudhës prej orës 22.00 deri në orën 04.00 të mëngjesit, gjatë kontrollit policor të policisë, u arrestuan 39 gra të moshës 20-46 vjeç, të gjetur në pesë objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, njofton Portalb.mk.

Siç raportohet nga Ministria e Brendshme, gjatë kontrollit në objektet e hotelerisë janë gjetur 39 gra, nga të cilat 13 janë nga Maqedonia dhe 26 janë shtetas të huaj. Prej tyre, 11 ishin shtetase të Serbisë, nëntë të Shqipërisë, katër të Bullgarisë dhe një nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.

Aksioni u ndërmor nga punonjësit e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në bashkëpunim me disa njësi organizative në Ministrinë e Brendshme, si dhe shërbimet e inspektimit kompetent në DAP si dhe Inspeksioni i Punës dhe Tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button