“Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik

“Euromaks Risorsir”, koncesioneri i projektit për minierën e bakrit “Illovica – Shtukë” sot, sërish porositi se do ta zhvillojë minierën në përputhje me të gjitha ligjet e vendit, duke i përfshirë edhe ndryshimet e fundit, në ligjin për burime minerare, të propozuara partia politike DOM e që u miratuan në Parlament, njofton Meta.mk.

“Projekti i “Euromaks” është plotësisht i harmonizuar me ndryshimet ligjore të cilat ndalojnë përdorimin e cianidit dhe acidit sulfurik në procesin e përpunimit të xehes. Në dhjetor 2017, aksionarët më të mëdhenj dhe Bordi i “Euromaks”, duke i marrë parasysh shqetësimet e komunitetit lokal dhe shoqërive civile, vendosën që ky projekt të zhvillohet pa përdorimin e cianidit. Njëkohësisht, në planin e projektit i mbajtën vetëm proceset fizike të përpunimit të xehes, ndërsa koncentrati i fituar i bakrit të transportohet deri te shkritorja në Bullgari”, thuhet në deklaratë.

Sa i përket acidit sulfurik, Euromaks thekson se ai kurrë nuk është parashikuar të përdoret në projekt.
“Është shumë e rëndësishme të krijojmë një minierë moderne, e cila nuk do ta degradojë dhe shkatërrojë mjedisin jetësor, por më tepër do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik si dhe përmirësim të standardeve dhe masave për mbrojtjen e mjedisit jetësor në rajon. Kemi përgjegjësi të përbashkët me palët e interesuara, e ajo është mbrojtja e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim do të formohet një organ i pavarur për të monitoruar çdo hap në fazat e ardhshme të projektit tonë, duke përfshirë edhe monitorimin e pavarur të cilësisë së tokës, ujit dhe produkteve bujqësore vendore”, porositën nga kompania.

Miniera e Ilovicës ka shkaktuar rezistencë të madhe te popullsia lokale. Gjatë vitit 2017 dhe 2018 ka pasur protesta të shumta dhe bllokada, si dhe dy referendume lokale në Novo Sellë dhe Bosilevë, që pas kësaj koncesioneri “Euromaks Risorsis”, të njoftojë se heq dorë nga pastrimi i xehes së arit duke përdorur cianid dhe acid sulfurik. Megjithatë, ambientalistët e rajonit të Strumicës shprehin mosbesim ndaj sinqeritetit të kompanisë dhe në disa raste i kanë dërguar ultimatum Qeverisë për të revokuar koncesionin e “Euromaks” dhe të mos lejojnë hapjen e minierës Illovicë.

Dilema duhet të zgjidhet në gjysmën e parë të këtij viti.

LEXO:Banorët e Shtukës paralajmërojnë: Nëse e hapin minierën Illovica, për ne s’ka jetë këtu
LEXO:Fati i minierave të reja në juglindje është i lidhur me “emrin”
LEXO:Ekologët paralajmërojnë bllokadë të rrugës drejt Bullgarisë për shkak të minierës së Illovicës
LEXO:Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button