Qartë dhe zëshëm: Është e gjatë rruga drejt arsimit cilësor në Maqedoni

Maqedoninë e pret rrugë e gjatë në mënyrë që të fitojë arsim cilësor në shkollat publike fillore dhe të mesme. Paralajmërime për reforma ka, por implementimi i tyre kërkon kohë.  Kështu për shembull, modeli i ri për arsim fillor më cilësor, prej klasës të 1-rë deri në klasën e 3-të, duhej të fillonte vjet, por përveç paralajmërime, implementim konkret ende nuk ka, njofton RadioMof.

“Shkaqe ka edhe objektive edhe subjektive.  Objektivet lidhen me ndryshimin e tërësishëm të kabinetit të ministrit.  Një ministër u largua me gjithë ekipin e tij, erdhi një ministër tërësisht i ri, me gjithë ekipin e tij.  E dyta, dëshirojmë të ketë ndryshime, por ndryshimet e mëdha ndonjëherë një imtësi e vogël do t’i prolongojë për tre deri në gjashtë muaj.  Në shtator do të ketë pilotim për klasën e parë, të dytë dhe të tretë, me programe të reja dhe me gjithë atë që është premtuar”, paralajmëroi zëvendës ministri i Arsimit, Petar Atanasov.

Atanosov ishte I ftuar në studion e Radio MOF, në emisionin “Qartë dhe zëshëm”, së bashku me mësimdhënësin Bozho Buballo, profesoren Julijana Jolevska dhe Stefani Spirovska nga Forumi Arsimor Rinor.  Në Ditën botërore të arsimit, u diskutua rreth temës “Arsimi pa pagesë – cilësor vetëm për të privilegjuarit?”

E pyetur pse nxënësit janë të detyruar të mësojnë në shtëpi me prindërit ose të paguajnë orë privat, profesoresha Julijana Jolevska, shpalosi dy shkaqe, programet të ngarkuara së tepërmi dhe të vjetërsuara dhe numrin e madh të nxënësve në një paralele.

“Po përballemi me një presion të dyfishtë, nga njëra anë realizimin e programit vëllimor dhe numrin e madh të nxënësve për çka nuk mund të përkushtoni kohë të mjaftueshme”, sqaron profesoresha e filozofisë, Julijana Jolevska e cila pranon se mban orë plotësuese për mësime të caktuara me qëllim nxënësit të mos kenë zbrazëtira në njohuritë e tyre.

“Nuk mund ta kuptojmë pozitën tonë si edukatorë në mënyrë jo serioze”, thotë Jolevska.

Mësimdhënësi Boshko Bubalo, foli në lidhje me presionet me të cilat ballafaqohet ai personalisht.  Thotë, çdo mësimdhënës do të gënjejë nëse thotë se asnjëherë nuk ka pasur presion për të ndryshuar notë.

“Nota do të jetë ashtu siç do të thotë dikush.  Në disa shkolla drejtorët marrin lirinë të vijnë me listë të nxënësve dhe të thonë – urdhëro listën, këta fëmijë te ti do të kenë pesë. Nëse lufton, do të luftosh me mullinj ere”, tregon i revoltuar Bubalo.

Stefani Spirovska nga Forumi Arsimor Rinor, foli në lidhje me rëndësinë e edukimit ndër – moshatar dhe arsimin joformal, në drejtim të tejkalimit të dallimeve ndërmjet nxënësve që vijnë mjedise të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button