Shqiptarët, sot më keq se kurrë!

Ishim dëshmitarë të nënçmimit të ushtarëve te UCK, të cilët u “nderuan” nga ushtare partiak me uniforma te huazuara nga kazermat e ARM – së. Dua te mos jetë kështu, por nuk mund të interpretohen ndryshe reagimet poshtruese e mohuese të Qeverisë së Maqedonisë, partisë VMRO, shtatmadhorisë së ARM – së dhe presidentit të shtetit Maqedoni, kundrejt aktit politik të Fatmirit, Musës & Company. Gjynah të shkretet duke nxituar sërish u ngatërruan në labirintin Gruevski. Kështu, jo sepse vertete u dhimbsen ushtarët e UCK-se, por për tua mbuluar sytë shqiptarëve

. E shqiptarët më shumë se kurrë e dijnë se për ti nderuar ushtarët e UCK-së, duhet të sjellish Ligj për to njejtë si për “branitellat”, fëmijëve të tyre mos ua zëshë frymën me faturat e rrymës, mos i lësh pa buk, pa ujë, pa shkollim. Në lagjet ku jetojnë ato t’ua asfaltosh rrugët, me mundësi dikujt ti ndërtosh shtëpi me paratë e shtetit të perbashkët nëpërmjet projektit të Stavrevskit. Baballarëve të tyre t’u ndërtosh përmendore në qendër të Shkupit, sepse shqiptarët në Maqedoni me to identifikohen. E di, arka e shtetit është e zbrazur si gjithmonë, por jo edhe për heronjtë e Koces. Jo një, dy …. gjashtë. Gjashtë ndërton Koceja dhe lutet për mirëkuptim. Mirkuptimi është i plotë sepse edhe nëse bën zë nuk të dëgjon kush. As edhe nuk na sheh. Ata që shohin i kanë mbyllur sytë, ata që dëgjojnë kanë shkuar në kurbet, ata që ngrenë pak zërin doemos janë kundërshtarë të pushtetit. E pushtetarët nuk janë kundër popullit vetëm gjatë kampanjave elektorale, sepse populli duhet ti shtyej “lartë” atje nga ku nuk duket poshtë, atje ku mund të pasurohesh brenda natës. Rrofshin tenderat. Për mëngjes në Tetovë dhe Shkup, për drekë në Prishtinë, për darkë në Tiranë. Rroft Shqipëria e Madhe – pa shqiptarë!

Shqiptarët në Maqedoni lëngojne nga papunësia, shqiptarët në Kosovë rrihen në shtëpitë e veta, ndërsa ata të Shqipërisë më keq – nuk kuptohen edhe pse flasin gjuhën shqipe. Ndoshta fajin e kanë pak italianizmat, por nuk prish punë, sepse Italianët janë miq të shqiptarëve dhe antarë te Bashkimit Europian struktura këto pjesë e të cilëve me mish e me shpirtë duan të bëhen shqiptarët. Shqiptarët e Maqedonisë kanë miq edhe amerikanët…, të cilëve së fundi po u dobësohet dioptria e të pamurit kundrejt proceseve politike, ekonomike e shoqerore në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button