E pabesueshme: Rrotullohen 12 herë dhe mbijetojnë! (Video)

Shoferi dhe ndihmësi i tij mbijetuan aksidentin e makinës që nuk arriti të shmangë një kthesë, e që rrotullohet jo më pak se 12 herë. Aksidentin e tyre, nga i cili dolën me pak lëndime, e kanë regjistruar kamerat.

Shoferi Jeremy Foley dhe ndihmësi Yuri Kuznetsov kanë marrë pjesë në një garë Kolorado, kur makina e tyre fluturoi poshtë kodrës.

Ndryshe nga ata, automjeti i tyre Mitsubishi Evloution 8, nuk kaloi mirë, pasi u bë copëtua.

Makina është rrotulluar disa herë, derisa nuk ndalon tek disa shkëmbinj.

Shoferi Foley – për të cilin kjo ishte pjesëmarrja e parë në garën “Pikes Peak International Hill Climb” – doli vetë nga makina, ndërsa ndihmësi i tij pat nevojë për ndihmën e shpejtë, e cila edhe e largon nga vetura.

Ata dy janë transportuar me helikopter për në spital ku janë konstatuar lëndime të lehta, për çka lirohen menjëherë për shtëpi.

“Yuri dhe unë jemi mirë. Pak jemi lënduar, por asgjë e tmerrshme. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar Foley në profilin e tij në Facebook.

Ky nuk ishte aksident i vetëm që ka ndodhur gjatë të dielës, kur u mbajt gara, pasi të paktën edhe një makinë tjetër goditi një pemë, ndërsa shumë të tjerë nuk e përfunduan garën për shkak të defekteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button