Me arkiva të humbura gazetareske, humbet edhe memoria kolektive

Arkivat e onlajn mediave dhe mediave sociale po zhduken, ndërkaq me këtë po zhduken edhe lajmet gazetareske, intervistat, temat, reportazhet, respektivisht të dhënat të cilat janë të rëndësishme për gazetarinë hulumtuese dhe në përgjithësi si fakte  të qasshme historike për kontinuitetin e ngjarjeve sociale, kulturore dhe politike, shkruan Radiomof.mk.

Kjo u tha gjatë ngjarjes “Perspektivat e gazetarisë hulumtuese” në “Halodej in”, ku, për gjendjen me bazat e të dhënave debatuan gazetarë, komunikologë, aktivistë dhe politikanë.

Si “temë e nxehtë” u imponuan arkivat e mediave, në veçanti mbasi German Fillkov nga Qendra për Komunikime të Huaja Qytetare, theksoi se mungojnë jo vetëm arkiva digjitale, por edhe faqe të gazetave në Bibliotekën Universitare.

“Shkoj nga pak te Biblioteka Universitare.  Kërkoj gazeta të vjetra.  Herën e fundit kërkoja për takim që një kohë është mbajtur në Sofje, për takim ministror.   Shkova te “Nova Makedonija” të lexoj – ajo faqe mungon! Domethënë, mungon ekzemplari i vetëm! Nga Biblioteka Universitare më thonë: “Epo nga ta dimë… I është dashur dikujt të përshkruaj dhe e ka grisur”. Vërejta diku, përpos faqe të tëra, disa qytetarë kanë qenë më të “kujdesshëm” dhe kanë prerë një pjesë të faqes, ajo që ju është dashur.  Kur flasim për të dhëna të hapura, këtu bën pjesë edhe kjo temë.  Konteksti është i njëjtë, gjithsesi në tregimin për perspektivat ose jo perspektivat”, tha Fillkov.

Redaktori i “Dua të them” („Сакам да кажам“), Goran Mihajllovski, theksoi se është mirë që organizatat joqeveritare dhe gazetarët të bëjnë data baza të ndryshme të të dhënave.  Është mirë që një pjesë e madhe janë të qasshme dhe janë bërë në mënyrë profesionale.  Por, e shqetëson ajo që në momentin kur do të shteren burimet e huaja, do të shteren edhe paratë për serverë, do të shteren edhe paratë për marrje me qira të domejnit.

“Këto baza të të dhënave, thjesht, do të bëhen të padukshme dhe do të humbin.  Këtë e them sepse për momentin nuk kemi një pjesë të konsiderueshme të historisë së Maqedonisë, kur filloj digjitalizimi, respektivisht kur filluan temat të vendosen në internet.  Nuk kemi arkivin nga televizioni “A1”, nuk kemi nga “Vest” dhe “Utrinski vesnik”.  Tjetër, AIM për momentin nuk ka arkiv të qasshme, me siguri sepse ai që ka formuluar pamjen e re, që ka bërë ri dizajnimin e faqes, ndoshta i ka bindur se kjo “nuk është e rëndësishme”. Situatë të këtillë të ngjashme kemi edhe tek ne. AIM e ka historikun, ndërsa ne për momentin nuk e kemi pasqyrën historike”, tha Mihajllovski.

Është i mendimit se edhe shteti duhet seriozisht të angazhohet si t’i grumbullojë të dhënat të këtilla.

“Më kot I kemi të gjitha të dhënat, bazat nga “Shkupi 2014” (të BIRN – Rrjeti Ballkanik i Reporterëve Hulumtues RBRH) dhe ne që kemi analizuar dhe të gjitha intervistat… Imagjinoni, çfarë pasurie është humbur! Nuk mund të gjendet kush çfarë ka bërë, çfarë ka thënë, si ka qenë… Të mos flas sa i rëndësishëm është një arkiv, jep nën tekst, bazë për tu kryer një hulumtim”, tha Mihajllovski.

Me këtë u ndërlidh Dragan Antonovski, redaktori i AIM. Theksoi se “askush nuk i ka bindur se arkivi nuk është i rëndësishëm”” por se arkivi ekziston, por I gjithi është vendosur në server të veçantë që është marrë me qira.

“Bëhet fjalë për dy formate të ndryshme të sajteve, Të cilat ndërmjet vete nuk janë kompatibile, por nuk do të ishte lejuar një gjë e këtillë (humbja e saj). E rruajmë.  Përfundimisht nuk është humbur.  Arkivi ndodhet në server të veçantë dhe do të transferohet të jetë e qasshme.  Madje kemi bërë edhe disa hapa – dërguam te “Tanjug”, si ish agjenci në hapësirat e mëparshme jugosllave, të na japin një pjesë të arkivave të cilat janë në lidhje me vendin tonë, në mënyrë që edhe ato të mund t’i inkorporojmë në arkivin tonë.  Aspak nuk kemi hequr dorë prej saj”, theksoi Antonovski.

Gazetarja dhe shkrimtarja Santa Argirova konsideron se nuk ekziston vetëm problemi me arkivat, por problemi me mediat është sistemor.  Me një gjë të këtillë është ndeshur kur ka ardhur në krye të redaksisë informative të TVM-së, në periudhën parazgjedhore 2016.

“Gjatë atyre 100 ditëve “të famshme”, kuptova se nuk do të mund të plotësojmë asnjë obligim ligjor – 30 ditë të rruajmë materialin zgjedhor që rruhet për fushatën zgjedhore.  Sepse nuk kishte softuer, harduer etj. Ndërkaq, kur pyeta ”çfarë ndodh me arkivin” kjo ishte pyetje për të cilën nuk kisha të drejtë të di.  Por, ajo që spekulohej dhe flitej është se, praktikisht, arkiv – nuk ka! Domethënë, nuk flasim për bazën e  të dhënave prej vjet, parvjet, nga viti 2016 por nga shpërbërja e RSFJ-së, për materiale, vlera…” theksoi Argirova.

Për ndryshe, në ngjarjen e sotme u theksua se të dhënat e hapura janë në veçanti të rëndësishme për storjet hulumtuese, të cilat në përqindje më të madhe janë vërejtur në vitin 2018. Vitin e kaluar, në dhjetëra media të analizuara ka pasur 2% storje hulumtuese ndërsa 10% analitike.  Dy vitet e kaluara temat hulumtuese kanë qenë më pak se – 0.40% në vitin 2016 dhe 0.80% në vitin 2017. Më tepër kanë dominuar tema nga sfera e politikës dhe ekonomisë, ndërsa analiza më të përfaqësuara për institucionet shtetërore.

Debati ishte pjesë e projektit “Gazetari hulumtuese për nxitjen e reformave” projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa i zbatuar nga Qendra për Komunikime Qytetare, OJQ Infocentar dhe BIRN (Rrjeti Ballkanik i Reporterëve Hulumtues RBRH).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button