Protestuesit: Nga cila parti është ajri, që të fillojnë politikanët të marrin masa

Me maska në gojë dhe pankarte në duar, protestuesit kundër ndotjes së ajrit u mblodhën para Kuvendit. Ndonëse protesta ishte e qetë, godina ligjvënëse u blindua nga kordoni policor. Qindra qytetarë iu përgjigjen thirrjes së nismës “Shoqëri kancerogjene”, transmeton Alsat M.

“Shohim re të zeza, kurse njerëzit rrinë në shtëpi duke thonë nuk është asgjë. Ja pas 4 vjetësh jemi qyteti më i ndotur në Botë. Ka edhe shumë të këtillë, e dimë se çfarë ndodhi më parë në Veles, e dimë se çka u bë me Tetovën, i dimë të gjitha. Unë e di se kjo nuk është e vetmja, por duhet të fillohet nga diku, por ajo nuk është puna jonë”-tha Hristian Uzunov, organizator i protestës.


Protesta kundër ajrit të ndotur Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Protestuesit, thanë se po vdesin nga 4 persona në ditë shkaku i gjendjes alarmante të cilësisë së ajrit në vend. Ata nuk hezituan t’i shprehur pakënaqësitë ndaj autoriteteve.


Protesta kundër ajrit të ndotur Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Sipas tyre, fabrika e çelikut “Zhelezara” renditet si ndotësi më i madh i kryeqytetit e deri tek ngrohja e banorëve me goma e plastmasa. Protestuesit kërkuan nga autoritetet qeveritare që të ndalojnë me masat afatshkurtra dhe të marrin masa më serioze afatgjate. Ata apeluan që të thirret seancë urgjente në Qeveri, duke i përfshirë ekspertët, mjekët, ekologët, ambientalistët, të cilët sot nuk iu bashkëngjitën protestës.


Protesta kundër ajrit të ndotur Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button