Ka ndërruar jetë zëvendësministri i diasporës në Kosovë Arian Daci, e zë orteku në Brezovicë

Në qendrën sportive Brezovicë në Kosovë, gjatë ditës ka ndodhur një fatkeqësi ku gjatë një orteku ka gjetur vdekjen Arian Daci, zëvendësministër  i diasporës, njëherësh i biri i ish-krye parlamentarit Nexhat Daci.

E me këtë rast është lënduar edhe Ardian Bakalli, transmeton Koha.net.

Daci humbi jetën pas një orteku që ndodhi sot në Brezovicë.

Haradinaj ka ngushëlluar familjen Daci me këtë rast.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button