Katër raste të reja me fruth, Klinika e fëmijëve ndalon vizitat

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë ditës së sotme deri në orën 13.00 janë vaksinuar edhe 24 fëmijë, me çka numri i përgjithshëm i të vaksinuarve deri më tani ka arritur në 4328 fëmijë, përcjell Portalb.mk.

Për momentin në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka gjithsej 18 pacientë me fruth. Mbrëmë është pranuar një 19-vjeçar, i dërguar nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, i cili u infektua nga fruthi dhe është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Në ambulancë janë kontrolluar katër fëmijë, të dyshimtë për fruth, të moshës prej shtatë muaj deri dy vjeçare. Të gjithë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ndërkaq, pas shpalljes së epidemisë së fruthit, Klinika e fëmijëve ka vendosur ndalesë për vizita të pacienteve të sëmurë në klinikë.

Nga Ministria rekomandojnë qe prindërit t’i respektojnë rekomandimet dhe përkujtojnë se ende është në fuqi urdhri se fëmijët, të cilët nuk janë vaksinuar nuk do të pranohen në kopshtet për fëmijë, me qëllim që të pengohet përhapja e epidemisë, së shpallur në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button