Merkel: Zgjidhja e kontestit për emrin është lajm shumë i rëndësishëm

Kancelarja gjermane Angela Merkel është e kënaqur për shkak të zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe vlerëson se tani është hapur rruga për integrimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, përcjell Koha.mk. 

“Ky është një lajm i vogël, por shumë i rëndësishëm, i cili ka shumë lidhje me luftën dhe paqen, si dhe me stabilitetin”, deklaroi Merkel në tubimin e CDU-së në Trinbilershagen.

Siç transmetoi radio Dojçe Vele në gjuhën maqedonase, Merkel aktivisht e ndjek problemin që nga samiti i NATO-s në Bukuresht dhe bën përpjekje për gjetjen e mënyrës që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës dhe t’i bashkangjitet Unionit.

“Tani, me Marrëveshjen e Prespës, rruga për vendin është e hapur”, vlerësoi kancelarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button