Osaka ka mposhtur Kvitovan në finale të Australian Open 2019

Japonezja Naomi Osaka është fituese e Australian Open 2019, pasi në finale të Grand Slamit të parë të këtij sezoni, triumfoi mbi çeken Petra Kvitova, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një ndeshje jashtëzakonisht interesante që u luajt sot, 21 vjeçarja japoneze triumfoi me shifrat 2:1 në sete, 7-6 (7-2 tie break), 5-7 dhe 6-4.

Me triumfin në Melbourne, Osaka tashmë kaloi në pozitën e parë të listës së tenisteve më të mira në botë, të cilën e mbante rumunja Simona Halep.

“Faleminderit të gjithëve, jam shumë e nderuar që kam luajtur në këtë finale”, tha Osaka pas ndeshjes.

“Nuk do të kisha dashur që kjo të jetë përballja jonë e parë, megjithatë, urime të mëdha për ju (Kvitova) dhe ekipit tuaj. Ju jeni e mrekullueshme prandaj ndjehem e nderuar që kam luajtur kundër jush në finale të Grand Slamit”, tha Osaka.

Edhe Kvitova kishte fjalë miradije për turneun në Australi, pasi siç tha, çdo herë vjen me kënaqësi për të luajtur në Melbourne.

Ajo falënderoi ekipin e saj, që i’a bëri të mundur rikthimin në tenis pas një lëndimi që pësoi.

“Ekipit tim, faleminderit për gjithçka … më së shumti që më qëndruat pranë ndonëse nuk e dinim nëse do të isha e aftë që sërish të mbaj reketin në dorë”, tha Kvitova.

Tenistja 28 vjeçare çeke luajti finalen e parë Grand Slam që nga sulmi me thikë në vitin 2016, në të cilin pësoi dora e saj e majtë.

Pjesëmarrja në finale i mundësoi Kvitovas të renditet numri dy në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button