Spanja: Maduro të shpall zgjedhje brenda 8 ditësh

Madridi zyrtar sot bëri të ditur se planifikon të njoh kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido për president të vendit, nëse ky shtet nga Amerika Latine, nuk shpall zgjedhje brenda tetë ditëve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pozicioni i Spanjës është i qartë dhe nuk përjashton veten nga pjesa dërmuese e anëtarëve të BE-së. Ne nuk vendosim as që përmbysim qeveritë e Venezuelës, por duam demokraci dhe zgjedhje të ndershme”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez në një konferencë për mediat në Madrid, ku mes tjerash ka folur edhe për zhvillimet në Venezuelë.

“Nëse brenda tetë ditësh nuk shpallen zgjedhjet, Spanja do ta njohë Guaidon si president të Venezuelës”, tha Sanchez.

Ai shtoi më tej se kriza e cila po zgjat për një kohë në Venezuelë është e pranishme në politikë dhe në ekonomi, që është arsyeja pse rreth tre milionë njerëz u detyruan të largoheshin nga vendi.

Presioni ndërkombëtar mbi Nicolas Maduro gjithnjë e më shumë po rritet.

Banka Qendrore e Britanisë së Madhe nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) refuzoi t’i dorëzojë Venezuelës arin në vlerë prej 1.2 miliardë dollarë, i cili është pronë e atij shteti.

Kompania amerikane Bloomberg bën të ditur se në Bankën Qendrore të Britanisë së Madhe ndodhen rezerva të arit venezuelas me vlerë prej 8 miliardë dollarë, për çka vendi ka kërkuar t’i dorrëzohet një sasi prej 1.2 miliard dollarësh, por Britania e ka refuzuar një kërkesë të tillë.

Lidhur me krizën së fundmi ështe prononcuar edhe presidenti i Venezuelës, Maduro.

“Do të mposhtim grusht shtetin i cili ka për qëllim të ndërhyjë në jetën politike, të vendosë sovranitetin e Venezuelës dhe të instalojë një regjim kukullash për interesat e SHBA-ve dhe aleatëve të saj në botën perëndimore”, tha Maduro në një konferencë për media në pallatin presidencial Miraflores në Caracas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button