Indonezia është goditur nga një tërmet 6.6 ballë

 Indonezia është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë sipas Rihterit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia për Meteorologji, Ambient dhe Gjeofizikë e Indonezisë (BMKG) raportoi se tërmeti është regjistruar në provincën Maluku.

Më saktësisht, epiqendra e tërmetit është regjistruar të jetë 112 kilometra nga ishulli Aru, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Autoritetet nuk kanë raportuar për viktima dhe deri më tani nuk është dhënë alarm për një cunami të mundshëm.

Zona në perëndim të Sumras në Indonezi, të martën u trondit nga ty tërmete me nagnitudë prej 6.2 dhe 6.7 ballë sipas Rihterit.

Indonezia bën pjesë në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë të shpeshta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button