Të bësh bixhoz me të ardhmen

Industria e bixhozit në Shqipëri dhe Kosovë ka goditur grupet më të margjinalizuara sociale, ndërkohë qeveritë e dy vendeve kanë qasje të ndryshme për të parandaluar efektet e dëmshme të bixhozit.

Për Gerti Lleshin, 31 Dhjetori shënoi jo vetëm fundin e vitit 2018. Ishte edhe dita e tij e fundit që punoi në Casino Apex në Tiranë. Por, ai nuk është i vetmi, transmeton Kallxo.com.

Më 1 janar rreth 7,000 punonjës në Shqipëri humbën vendin e punës pasi qeveria shqiptare filloi së implementuari një ligj i cili ndalon të gjitha format e lojërave të fatit në të gjithë vendin.

Qëllimi, sipas qeverisë, ishte trajtimi i varësisë nga bixhozi që në të njëjtën kohë do të mbronte shtëpitë dhe familjet e atyre që vënin baste në mënyrë të pakontrolluar. Për shumë njerz në Shqipëri, shkalla e papunësisë është rritur si rezultat i hapsirave të paligjshme të basteve si dhe formave të tjera të lojërave të bixhozit, të njohura si “lojëra të fatit”, të cilat operojnë pa leje dhe të cilat janë të shpërndara në shkallë mbarëkombëtare.

Gerti Lleshi nga Elbasani është një nga 7,000 personat që mbeti i papunë pasi Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim për t’i mbyllur lojërat e fatit. Foto: Eraldin Fazliu

“Nuk ka qenë kurrë më e lehtë të marrësh me qira një dyqan në Tiranë gjatë muajit janar”, tha Lleshi me një buzëqeshje duke ecur në lagjen Zogu i Zi në Tiranë, referuar qindra dyqaneve të braktisura në kryeqytet.

“Kam filluar të kërkoj punë të re, pasi që mundësia për të punuar në kazino duket të ketë mbaruar, apo mund të shkoj të punoj jashtë vendit për disa muaj,” tha ai për Prishtina Insight.

Megjithatë, ai nuk është i vetëm në këtë kërkim.

Sipas Eurostat (Zyrës Evropiane e Statistikave ), shqiptarët janë në majë të renditjes sa i përket numrit të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, madje krahasuar edhe me vende që përfshihen në zonat e luftës, të tilla si Siria dhe Iraku.

Një studim nga Universiteti Sussex në Angli ka arritur në përfundim se shkalla e migrimit potencial nga Shqipëria është rritur nga 44 për qind në 2007 në 52 për qind në vitin 2018.

Me një sinqeritet, Lleshi pranon se për të, humbja e një punë që i ka sjellë atij 35,000 leke (rreth 280 euro) në muaj, duke përfshirë edhe bakshishin, është brengosëse.

Edhepse i papunë, Leshi ndjehet i lehtësuar kur nuk i sheh njerëzit e varfër teksa luajnë në kazino duke e lënë centin e tyre të fundit.

Kur u pyet nëse ai kishte dëgjuar se kompanitë e basteve kishin filluar të lëviznin asetet e tyre në Kosovë, Lleshi tha: “Unë do të dëshiroja që në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, njerëzit të mos luajnë. Varfëria dhe bixhozi po I shtyjnë shumë njerëz drejt depresionit. ”

Sidoqoftë, dëshirat  e Lleshit vështirë të realizohen.

Kosova: Një parajsë e re bixhozi?

Administrata Tatimore e Kosovës, ATK, e ka konfirmuar lajmin për Prishtina Insight se prej nëntë subjekteve, pjesë e industrisë së lojërave të fatit, që kanë aplikuar për licencë për operim gjatë viteve 2018 dhe 2019, tre nga katër prej këtyre subjekteve nga Shqipëria e kanë marrë aprovimin.

Sipas Doganës së Kosovës, kjo gjë nuk është reflektuar në transferimin dhe importimin e makinave që përdorurën për baste përgjatë kufirit shqiptar me Kosovën.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, ka thënë për Prishtina Insight se, “nuk ka ndodhur asnjë eksport nga Shqipëria në Kosovë apo ndonjë “ri-eksport’ i makinave të lojërave të fatit në Kosovë”.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, ka një rritje të aktiviteteve të bixhozit në Kosovë.

Pagesa milionëshe ndër vitet e akcizës dhe taksave nga lojërat e fatit në buxhetin e shtetit të Kosovës, Grafika për Prishtina Insight nga Granit Mavriqi/BIRN.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, ka një rritje të aktiviteteve të bixhozit në Kosovë.

Sipas ATK-së, në vitin 2018, institucionet e përfshira në lojëra të fatit i kanë paguar shtetit rreth 15.8 milionë euro tatim. Për dallim prej vitit 2018, në vitin 2017, shuma e tatimit që vlerësohet të jetë paguar ishte 12.4 milion euro. Në vitin 2014, sipas të dhënave zyrtare të marra nga Prishtina Insight, vetëm 10.5 milionë euro tatim janë paguar,

Megjithatë, parave e siguruara në buxhetin e shtetit përmes tatimit mbi lojërat e fatit mund të iu vie fundi shumë shpejt.

Një koncept dokument i publikuar nga Ministria e Financave në janar, ka formuar një grup punues që do bënte ndryshimin e ligjit për Lojërat e Fatit.

Qëllimi është i qartë: të lehtësohet bërja e biznesit përmes bixhozit nëpërmjet heqjes së akcizës, zgjatjen e vlefshmërisë për licencë dhe thjeshtimin e procedurave të tjera burokratike. Sipas Qeverisë, një veprim i tillë do të rezultonte në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik.

Hekuran Murati, ekonomist nga Prishtina, ka një pikëpamje tjetër në lidhje me këtë qështje.

“E vetmja herë kur industria e bixhozit mund të sjellë zhvillim ekonomik është atëherë kur kemi të bëjmë me bixhoz turistik. Pra, krijohen resorte me kazino dhe klientët vijnë të shpenzojnë paratë aty janë turistë, sic është rasti me Las Vegas në SHBA, apo Macau në Kinë”, tha ai .

Për Muratin, ky plan i qeverisë nuk shpaguhet në krahasim me pasojat e dëmshme që do të krijonte në shoqëri.

“Krijimi i pak vendeve të punës ne hoteleri nuk krahasohet as për së afërmi me dëmin ekonomik dhe social që shkaktohet nga bixhozi i tillë.”, tha Murati, duke këmbëngulur se një strategji e tillë do të ishte një barrë  për buxhetin e shtetit, sepse në këtë mënyrë do të rriste numrin e njerëzve që janë të varur nga skema mirëqenien sociale.

Plani i qeverisë për ndryshimin e ligjit ka rezultuar me mosmiratim nga partitë e opozitës dhe të tjerë tjerë në Kosovë.

Duke iu përgjigjur kritikave në lidhje me këtë çështje, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u ankua se ai ishte “sulmuar” nga kundërshtarët e tij, duke thënë se ai nuk ishte plotësisht dakord me planin për hartimin e këtij ligji.

“Unë i kisha heq krejt këto lojëra të fatit nuk i kisha lënë fare në vendbanime,” tha ai.

Sidoqoftë, lidhjet personale të Haradinajt me kompanitë e lojërave të fatit janë tashmë një histori e treguar.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, zyrtarë të lartë të saj, përfshirë edhe Haradinajn,ishin  përmendur në një aktakuzë në rastin e quajtur APEX në lidhje me bosët e industrisë që ishin akuzuar për krimin e organizuar.

Në një intervistë dhënë në vitin 2010, Haradinaj kishte pranar se industria e lojërave të fatit i ka dhënë një donacion partisë së tij, duke deklaruar drejtpërdrejt se një kompani e njohur e basteve kishte qenë një donator për AAK.

‘Po, ata janë në fakt donatorët e partisë, përfshirë kompanitë ELKOS, Dukagjini dhe Play for Win … por ka edhe donatorë të tjerë”, tha Haradinaj. Aktakuza është hedhur poshtë në vitin 2016.

Gjatë kohës sa Haradinaj vazhdoi të qëndronte në detyrë, industria e lojërave të fatit filloi rritjen e saj jo vetëm nga aspekti zyrtar por edhe nga aspekti joligjor.

Për shembull, informacioni nga ATK thotë se në Kosovë ka 293 bastore. Por, në realitet, ky numër besohet të jetë shumë më i lartë për shkak të dyqaneve të palicencuara të lojërave të fatit të cilat operojnë në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Bastoret pranë shkollave

Kjo është një bastore në lagjjen Ulpiana, Prishtinë, më pak se 500 metranga Shkolla Fillore ‘Hasan Prishtina’. Foto: BIRN.

Një nga këto dyqane ka filluar së funksionuari në dhjetor, në zemër të kryeqytetit të Kosovës. Në lagjen Ulpiana, një dyqan i ri bastesh është hapur jo shumë larg Shkollës Fillore ‘Hasan Prishtina’.

Pa ndonjë shenjë në afërsi të dyqanit i cili do ta identifikonte atë si një bastore, përveç faktit se dritaret janë të mbuluara. Brenda, nuk ka pothuajse asnjë shenjë që do ta identifikonte atë si një bastore, madje edhe atëherë kur merr një kupon pasi ke vendosur një bast.

Të rinj dhe të vjetër vëjnë baste në sportet e ndryshme aty brenda, kryesisht në futboll.

Tymit i duhanit nuk ishte e vetmja dëshmi e qartë e shkeljes së ligjit. Bastorja është e pozicionuar vetëm rreth 300 metra distancë nga shkolla ‘Hasan Prishtina’.

Sipas nenit 70 të Ligjit mbi Bastet Sportive, një bastore nuk guxon “të gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku pesëqind (500) metra, prej objekteve edukative-arsimore, institucioneve historike, fetare dhe pronës komunale; “.

Prishtina nuk është qyteti i vetëm në Kosovë i mbushur me bastore të tilla.

Në Ferizaj,  qytet ky 30 km larg Prishtinës, një bastore është hapur në janar, brenda stacionit të autobusëve të qytetit dhe tashmë vepron në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

 

Një bastore ilegale po funksionon në stacionin e autobusëve në Ferizaj, duke e shkelur ligjin, pasi Xhamia e vogël dhe shkolla fillore ‘Gjon Serreqi’ janë më afër se 500 metra nga bastorja. Photo: BIRN

“Xhamia e vogël” e njohur mjaft mirë në Ferizaj është vetëm 100 metra larg kësaj bastoreje, ndërsa shkolla e mesme ‘Gjon Serreqi’, më e madhja në këtë qytet,  është më pak se 400 metra larg bastores në fjalë.

“Bastoret dhe bixhozi janë prezent kudo, por ne nuk mund t’i mbyllim sytë kur një qeveri nxit biznese të pista”, ankohet Artani për Prishtina Insight.

Artani i cili ka punuar në një bastore për më shumë se 10 vjet, tha se shkelja e ligjit po prodhon pasoja “të pariparueshme”, veçanërisht për të rinjtë.

“Nuk mund ta besoj se komuna dhe shteti po e tolerojnë këtë gjë, duke u shtirë se nuk e po shohin elefantin në stacionin e autobusëve”, tha Artani me një shprehje zemërimi.

Dihet mjaft mirë se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që studiojnë në Ferizaj gravitojnë rreth stacionit të autobusëve ku ndodhet kjo bastore, gjatë pritjes së  autobusëve që i shpien ata në fshatrat përreth.

Sipas ATK-së, është ndërmarrë një aksion për të luftuar lojërat e paligjshme të fatit, ku përfshihen kazinotë, bastoret, lotaritë si dhe format tjera të lojërave të fatit.

Ndërkohë, “Në vitin 2017, 301 lokacione të lojërave të fatit janë mbyllur,” tha ATK.

Goditje ndaj grupeve socialisht të margjinalizuara

Kjo gjendje kësisoji i ka goditur kryesisht pjesët më të rrezikuara të shoqërisë.

“Kjo situatë po kontaminon të ardhmen tonë”, tha Artani. ” Ndonjëherë, të rinjtë luajnë me 20 centët e fundit në xhepat e tyre, duke shpresuar që të fitojnë ndonjë gjë,” vazhdoi ai.

Sipas faqes së internetit Trading Economics, shkalla e papunësisë në Kosovë në mesin e të rinjve ka arritur në 55 përqind në vitin 2018.

“Pa dyshim, në një shoqëri të varfër ku papunësia vazhdon të mbetet një problem serioz për qytetarët e Kosovës, lojrat e fatit duken tërheqëse për individët që shpresojnë të fitojnë në mënyrë të shpejtë “, tha sociologu nga Prishtina, Albert Mecini.

Nga pikëpamja sociologjike, Mecini konsideron se pasojat e këtij fenomeni pasqyrohen kryesisht në stresin dhe presionin social që e përjeton në veçanti rinia.

Varësia ndaj lojërave të fatit i ekspozon individët ndaj rreziqeve që lidhen me natyrën e krimeve financiare, e cila pastaj, si rrjedhojë shfaqet drejtpërdrejt në qëndrimin dhe sjelljen e individëve”, tha Mecini.

Lleshi ende ka kujtime të freskëta nga pasojat e tilla.

“Kam parë një nga klientët në mesnatë që nuk i përgjigjej gruas së tij në telefon. Ai pastaj më tha se i kishte shpenzuar paratë të cilat do të duhej ti përdorte për të blerë ilaçe për të”, tha Lleshi.

Por, kohë pas kohe, bastoret  luajnë një rol shoqëror, ku njerëzit takohen dhe krijojnë miqësi.

“Ka njerëz që presin që ne të hapim bastoren dhe pastaj ne kalojmë krejt kohën bashkë gjatë gjithë ndrrimit, dhe kjo gjithashtu ndërton një miqësi mes nesh. Ka raste kur unë i pyes klientët e mi “Po shkoj me marrë ushqim, a po don edhe ti diçka’, shpjegon Artani, duke buzëqeshur. . *Klodi nga Tirana, i cili ishte menaxher i një bastoreje në Tiranë, kishte kaluar nëpër të njëjtën përvojë, por gjithashtu paralajmëron për rrezikun e shoqërimit me klientët të cilët janë prirur për varësi të lojërave të fatit.

“Ka njerëz me të cilët ju i shikoni ndeshjet e futbollit dhe kënaqeni gjatë kohës me ta, por problemi është me lojtarët e varur që shpesh bëhen agresivë”, tha Klodi.

“Një bastore tashmë e mbyllur tek Zogu i Zi, Tiranë. Foto: Eraldin Fazliu

Megjithëse Erebara tha se ka një mungesë sa i përket kërkimit shkencorë për të dekonstruktuar fenomenin e lojërave të bixhozit, fenomen ky i shpërfaqur në Shqipëri dhe se  përceptimi i tij është se kjo gjendje kësisoji, megjithatë ka një përgjigje.

“E dij që në 10 vitet e fundit nuk ka pasur zhvillime pozitive në ekonominë shqiptare,” tha ai.

Në vitin 2017, lojrat e licencuara të fatit kanë raportuar një fitim prej 16 miliardë lekë, rreth 130 milionë euro. Kjo shumë do të duhej të të jetë shumë më e lartë, duke marrë parasysh lojërat e paligjshme të fatit.

Erebara nuk është i vetmi i cili mbështet vendimin e qeverisë kundër lojërave të fatit.

“Kategoria e njerëzve të varfër që ndjehen të humbur, nuk do të jenë në gjendje të luajnë bastore tash e tutje, dhe për këtë arsye unë përshëndes veprimet e qeverisë,” tha Klodi.

Në Ferizaj, punëtori i bastores tha se faji nuk duhet vënë vetëm institucioneve qendrore.

“Pasi ndryshimit të pushtetit komunal në Ferizaj me [Partinë Demokratike të Kosovës] PDK që erdhi në pushtet [në zgjedhjet lokale 2017], situata ka ndryshuar për të keq,” tha Artani.

Në Komunën e Ferizajt, PDK është në koalicion me partinë e Haradinajt, AAK.

Gjatë mandatit të LDK-së në Komunën e Ferizajt nga viti 2013-2017, të gjitha bastoret ishin ndaluar së vepruari në qendër të qytetit dhe ishin të vendosura në periferi të qytetit.

Bastoret, të tilla si kjo në stacionin e autobusëve të Ferizajt, janë një shembull i qartë se si autoritetet lokale e mbyllin sytë ndaj bizneseve të paligjshme.

Për Artanin, qeveria do të duhej që”rrënjësisht” të ndryshojë politikat e saj dhe të zbatojë ligjin.

“Qeveria duhet ta ndalë këtë çmenduri, të paktën për të mbrojtur të rinjtë,” tha ai. “Bastet dhe forma të tjera të lojërave të fatit do të vazhdojnë, pasi që tani shumica e klientëve tanë luajnë bast online, por së paku qeveria duhet të mbrojë fëmijët dhe të varfërit”, përfundoi ai.

Të gjithë emrat me simbolin asterik * janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e atyre që nuk janë pajtuar të zbulonin emrat e tyre të vërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button