Messi: Nuk kam rivalitet me Ronaldon

Lionel Messi ka hedhur poshtë idenë se ai ka një rivalitet të madh personal me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi 25-vjeçar ka folur për media para ndeshjes së sotme Argjentinë – Gjermani dhe është pyetur edhe për nominimet për Topin e Artë dhe se kush mund ta fitojë atë.

“Me Cristianon nuk ka problem. Gjithçka vjen nga mediat. Unë kurrë nuk jam shtyrë me Cristianon ose nuk kam luftuar kundër tij”.

“Nuk ka kurrfarë inati në mes nesh, vetëm respekt, por do të doja që Iniesta ose Xavi, që për shumë vite kanë prekur shumë arritje të rëndësishme si Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, të fitojnë nëse unë dështoj”.

“Është e qartë se Ronaldo, që është një lojtar i shkëlqyeshëm, si edhe Casillas, janë diskutuar natyrshëm për çmimin, por miqësia me dy bashkëlojtarët e mi i nxjerr ata në krye”, ka thënë Messi për Ole.

Lajme të ngjashme

Back to top button