Edhe pesë hapa formale deri te ulësja e Maqedonisë në NATO

Tani pasi parlamenti grek, me 153 vota “pro”, e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, nga shtatë kanë ngelur pesë hapa, pak a shumë  formalë, të cilët e ndajnë Maqedoninë nga anëtarësimi i plotë-fuqishëm në NATO, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Procesi, sipas njoftimeve, duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti ose në fillim të ardhshëm.

Hapi i parë dhe i dytë, gjegjësisht implementimi formal i Marrëveshjes së Prespës në të dy vendet përfundoi – më 11 janar në Maqedoni dhe dy javë më vonë – më 25 janar në Greqi.

Ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti Grek e përshëndeti Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

“Marrëveshja e Prespës është një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit. Me padurim pres që Maqedonia e ardhshme Veriore të bëhet anëtare e NATO-s”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Hapi i radhës është që NATO të përgatisë Protokoll të Marrëveshjes së Uashingtonit për anëtarësimin e anëtarit të ri. Ky në fakt është një ndryshim i marrëveshjes origjinale të Aleancës së Atlantikut verior, që u nënshkrua në vitin 1949.

Menjëherë pas kësaj fillon hapi i katërt, procesi i ratifikimit të protokollit, në të cilin secili nga 29 anëtarët e NATO-s duhet të ratifikojë protokollin sipas procedurave kombëtare. Procesi zgjat ndryshe në çdo vend. Pritet që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit, ndërsa Greqia ka njoftuar se e para do të ratifikojë protokollin.

Derisa zhvillohet ratifikimi, Maqedonia do të merr pjesë, deri në një nivel të caktuar, në proceset e Aleancës. Për shembull, mund të merr pjesë në të gjitha forumet dhe takimet, por pa të drejtë vote. Ose, siç njoftojnë zyrtarët maqedonas, “ata do të marrin një ulëse në NATO”.

Hapi i pestë është ftesa për aderim, të cilën Maqedonisë do t’ia dërgojë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, kur të gjithë anëtarët do të njoftojnë SHBA-në, depozituesit e marrëveshjes, se e kanë ratifikuar protokollin e aderimit.

Maqedonia, në hapin e gjashtë, do të duhet të edhe vetë formalisht ta pranojë aderimin në NATO – me referendum ose me votim në Kuvend.

Pastaj vendimi për aderim i dërgohet Departamentit të shtetit të SHBA-së, “gardianit” të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe formalisht bëhet anëtare e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button