“Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Kërkojmë nga ELEM që të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit (VIDEO)

Iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” në protestën e sotme kërkoi që ELEM të heqë dorë nga menaxhimi i Kodrës së Diellit, sepse, sipas tyre, dorëheqja e ELEM-it është i vetmi shpëtim për Kodrën e Diellit, transmeton Portalb.mk.

“25 milionë euro të taksave të qytetarëve përfunduan në humnerë nga keq menaxhimi i ELEM me vendin turistik Kodra e Diellit, poashtu më shumë se 25 milionë euro i humbën qytetarët nga mos funksionimi i qendrës turistike Kodra e Diellit, zëri i qytetarëve sot reagon dhe i thotë Qeverisë mjaftë më,  sanksioni ato që shkaktuan humbje, thuaj ELEM-it jo me Kodrën e Diellit. Dorëheqja e ELEM-it është i vetmi shpëtim nga Kodra e Diellit. Qeveria tha se ELEM nuk mund të veprojë më resorin turistik Kodra e Diellit, keq menaxhimi fshiu këtë qendër edhe nga listat botërore turistike dhe kërkojmë që qeveria përfundimisht t’i thotë mjaft kësaj vjedhje moderne”, tha Hamdi Sulejmani nga “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Shkrim për dorëheqje është ngjitur në derën e ELEM

Kërkesat nga protesta e kaluar më 12 janar ishin:

  • Kryeministri të mbajë premtimet e dhëna duke cituar: “Kodra e Diellit do t’i merret ELEMIT dhe ELEM nuk mund të përgatis vetëm shtigje dhe kushte për pensionistet”, deklaratë e dhënë nga kryeministri për fushatën e referendumit, përpara qytetarëve të Tetovës.
  • Qeveria menjëherë të shqyrtojë mundësinë për koncesionimin e së njëjtës.
  • Ndërtimi i Teleferikut Tetovë – Kodër e Diellit me të gjitha elementet e nevojshme, infrastrukturore, parking dhe hapësira të duhura për vizitorët.
  • Kontrolle mbi realizuesin e punëve të Ski liftit me gjashtë ulëse i cili kushtoi 9.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe gropës së hapur për rezervuarin e planifikuar i cili kinse do të shërbente për akumulimin e ujit për prodhimin e borës artificiale, kërkohet sanksionim i së njëjtës.
  • Plani detal urbanistik i vili sa e sa mandate premtohet mirëpo nuk realizohet. Obligim nga Komuna e Tetovës, plan i cili është bazik që do e hap mundësinë për investime nga investitorë të huaj dhe zhvillim të së njëjtës.
  • Ne si iniciativë vlerësojmë se mënyra demokratike dhe institucionale e kësaj çështje tash e tutje nuk është e frytshme dhe vendosëm që përfundimisht takimet dypalëshe, me aktorët e lartpërmendur janë të panevojshme dhe humbje kohe, andaj tani e tutje edhe nuk do të jenë në planin tonë të veprimtarisë.
  • Qëndrimi ynë është që këtë çështje ta ngremë në një nivel tjetër, duke ndërmarrë masa tjera më serioze të kësaj problematike, përfundimisht t’i kushtohet vëmendje më e veçantë.
  • Andaj si e dini nga paralajmërimi, mënyra e vetme është t’i vendosim ultimatum Qeverisë dhe kryeministrit të Republikës së Maqedonisë që të vijë dhe ta vizitojë këtë qendër turistike, si dhe një ndër kërkesat tona është që kompanisë ELEM t’i merren kompetencat për menaxhimin e qendrës turistike Kodra e Diellit.
  • Nëse këtë nuk e vendos qeveria, ELEM do të ballafaqohet me ne.

Nga Qeveria thanë se për momentin kompania për turizëm, hoteleri, rekreacion dhe sport, ELEM TURS po përgatit një analizë të detajuar për gjendjen aktuale të Kodrës së Diellit dhe se vendimi se çka do të ndodhë më tej me këtë qendër skijimi do të merret pas përfundimit të kësaj analize.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button