Edi Rama për Die Welt: Shqiptarët janë të dashuruar në Europën, ende s’jemi martuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze Die Welt, ku ka folur për artin dhe politikën, Shqipërinë dhe Europën.

Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë.

Më poshtë gjeni intervistën e plotë.

Die WeltPër shumë vite keni qenë në botën e artit, së fundmi duke ekspozuar veprat tuaja në Bienalen e Venedikut, derisa tash keni hapur ekspozitën tuaj “Work” në Galerinë “Carlier Gebauer” në Berlin”. A përshtatet të jeni një hero në botën e artit dhe kryeministri i një vendi si Shqipëria?

Edi Rama: Unë e shoh veten si refugjat në botën e artit. Hyj brenda dhe më pas largohem sërish. Nuk kam vendbanim të përhershëm në botën e artit. Më kujton shumë politikën – gjithçka është shumë e ngushtë aty. Por, gjithashtu ka shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe mundësi të pakufizuara.

Die Welt: Çfarë keni bërë sot në cilësinë e kryeministrit?

Edi Rama: Kam ndërruar disa ministra, rreth 70 për qind prej tyre. Kemi thuajse një qeveri të re, tani që po flasim.

Die Welt: Cila është arsyeja? Tingëllon si krizë qeveritare?

Edi Rama: Herë pas here kemi nevojë për energji të re, për lojtarë të rinj në fushë, në mënyrë që të mos bëjmë të njëjtin gabim që e ka bërë Kombëtarja e Gjermanisë pas fitores të Kupës Botërore.

Die Welt: Juve ju pëlqen të përdorni metafora sportive, keni qenë edhe basketbollist profesionist. Biografinë e keni të pazakontë. Ju gjithashtu keni studiuar për art përpara se të bëheni kryetar i Tiranës dhe më pas kryeministër. Ku dallon efekti i sportit dhe artit?

Edi Rama: Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen. Si artist, punoja tërësisht në vetvete sepse është diçka e brendshme. Në sport punoj me të tjerët, për të arritur diçka të përbashkët.

Die Welt: Si kryebashkiak, i lyet shtëpitë gri të vjetruara me ngjyra për t’i dhënë shpresë njerëzve të Tiranës. Në atë kohë u krijua përshtypja se arti mund të ndryshojë shoqërinë në mënyrë të qëndrueshme, ndoshta edhe ta përmirësojë atë. A besoni akoma tek kjo? A është artisti një politikan më i mirë?

Edi Rama: Arti nuk mund të ndryshojë shumë gjëra. Ndoshta shkoj larg kur them: nuk ndryshon asgjë fare.

Die Welt: Prisja më shumë idealizëm nga ju.

Edi Rama: Dua të them se arti nuk është në gjendje të parandalojë gjëra të këqija si lufta, dhuna apo konfliktet. Nuk i bën njerëzit më të mirë, gjithashtu. Unë thjesht nuk e besoj këtë.

Nuk di ndonjë poezi që ka ndaluar ndonjëherë një gjakderdhje. Nuk di që ndonjë pikturë ka ndaluar bombat. Natyrisht, unë vlerësoj skulpturat që adresojnë racizmin dhe që ju bëjnë të vetëdijshëm për një lloj frike.

Die Welt: Pra veprat artistike kanë një funksion socio-politik?

Edi Rama: Jo. Arti thjesht hap një tjetër botë për artistët. Të krijosh art nënkupton të jetosh në një botë dhe në të njëjtën kohë ta kesh mundësinë të udhëtosh në një botë tjetër, pa lëvizur fare.

Die Welt: Çfarë do të thotë të udhëheqësh një vend? Që të jesh përgjegjës?

Edi Rama: Është jeta e çmendur dhe e egër e një njeriu që duhet të merret njëkohësisht me një numër të ndryshëm fatesh dhe çështjesh. Nuk është më e lehtë të menaxhosh me një shtet të vogël sesa me një shtet të madh, shumëkush nuk e imagjinon këtë.

Shpejtësia e komunikimit është e jashtëzakonshme dhe qasja e njerëzve ndaj meje është shumë e drejtpërdrejtë dhe intenzive. Unë vazhdimisht shqyrtoj, gjykoj, marr vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një mënyrë që vendi ynë të arrijë qëllimet.

Toka në të cilën lëviz është gjithmonë në lëvizje. Është si një lojë globale shahu.

Die Welt: A jeni i kënaqur me veten?

Edi Rama: Të mbash postin e kryeministrit është një punë e vështirë. Por nëse do të isha i kënaqur, nuk do të isha i duhuri për këtë post. Është diçka që duhet të shkojë më tej.

Edhe nëse do të isha i kënaqur, nuk do të ndalesha kurrë, nuk më përshtate një gjë e tillë. E njëjta gjë është në art. Unë vazhdoj të pikturoj.

Die Welt: Për disa vite me radhë, ju keni qenë në botën e artit, së fundmi duke ekspozuar veprat tuaja në Bienalen e Venedikut, derisa javën tjetër do të hapni ekspozitën tuaj “Work” në Galerinë “Carlier Gebauer” në Berlin”. A përshtatet të jeni një hero në botën e artit dhe kryeministri i një vendi si Shqipëria?

Edi Rama: Unë e shoh veten si refugjat në botën e artit. Unë futem brenda dhe më pas largohem sërish. Nuk kam vendbanim të përhershëm në botën e artit. Më kujton shumë politikën – gjithçka është shumë e ngushtë aty. Por ka po ashtu shumë njerëz të jashtëzakonshëm dhe mundësi të pakufizuara.

Die Welt: Ju udhëtoni shpesh nëpër Evropë dhe botë. Si do të evuolojë Evropa?

Edi Rama: Do të bëhet shumë më keq përpara se të bëhet sërish mirë. Për fat të keq, nuk mund ta lexoj filxhanin e kafesë, e di që ka politikanë të tjerë që besojnë se janë të aftë ta bëjnë këtë. Unë nuk u përkas atyre. Me të vërtetë nuk mund të parashikojë të ardhmen.

Die Welt: Çfarë mund të bëjmë tjetër për demokracinë në Evropë?

Edi Rama: Nëse mund të jem i sinqertë me ju, jo aq shumë. Po u them diçka nga këndvështrimi im. Deri më tani kemi qenë jashtëzakonisht me fat pasi kemi punuar e jetuar në një kohë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Po, bashkë me Angela Merkel dhe Gjermaninë.

Unë sinqerisht shpresoj që ajo do të qëndrojë me ne pasi vizioni i saj nuk humb kaq lehtë. Shpresoj shumë që Gjermania ta kuptojë se nuk është vetëm përgjegjëse për të ardhmen e fëmijëve gjermanë, por edhe të Evropës dhe më gjerë. Bëhet fjalë për çështje pushteti mbi të gjitha.

Die Welt: Dhe cila është qasja e vendit tuaj, e popullit shqiptar?

Edi Rama: Ne ende e duam Evropën. Ne ende jemi gati për të thënë PO. Jemi akoma të dashuruar pasi nuk jemi martuar akoma. Pas martesës do ta shohim nëse do të jemi ende të lumtur.

Intervista është marrë nga Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button