Thellohet përplasja e kryeministrit Haradinaj me SHBA-në

Ramush Haradinaj nuk pranon asgjë më pak se njohja në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë, raporton KTV. Këtë qëndrim e ka përsëritur edhe gjatë kësaj të premte.

Kryeministri tha se ai i ka propozuar komisionarit për zgjerim, Johaness Hahn, të bëjë gati një zgjidhje për kapitullin ekonomik, porse ai kapitull ndërlidhet me kapitujt e tjerë që duhet t’i përfshijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, ku patjetër duhet të jetë edhe marrëveshja për njohje.

Ai ka thënë se janë gati ta pezullojnë taksën përkohësisht, për një konferencë ku do të nënshkruhej marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.

Tutje, kryeministri ka treguar se Kosova ka kushte edhe ndaj vendeve aleate, Amerikës e Evropës.

Haradianaj tha se veprimet të tjera ndaj Serbisë janë ndalur duke respektuar letrën e presidentit amerikan, por nuk ka mohuar se mund të ketë masa të tjera ndaj Serbisë.

Pak kohë pas këtyre deklarimeve të kryeministrit, me një deklaratë të fuqishme ka dalë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Kjo ambasadë ka bërë edhe njëherë thirrje që taksa ndaj Serbisë të hiqet, në të kundërtën kanë paralajmëruar pasoja.

Në këtë deklaratë, ndër të tjerash, thuhet se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara, mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien bilaterale mes dy vendeve.

Amerikanët, tutje, kanë shtuar se veprimet që minojnë dialogun, pengesat nga anash dhe refuzimi për t’i pezulluar tarifat, shkojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button