Maqedoni: Pensionet megjithatë do të rriten, por vetëm nga shpenzimet për jetesë

Lideri i VRMO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dha deklaratë në lidhje me pensionet në RM të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë:

Deklarata: Dy vite janë në qeveri dhe nuk ka rritje të pensioneve. Por, tani qeveria e Zoran Zaev me ndryshime ligjore në lidhje me harmonizimin e pensioneve do t’i shkurtojë ato. Më saktë, në pajtim me ligjin çdo vit me harmonizimin minimal të ligjit pensionet janë rritur për një përqindje të caktuar. Tani kjo qeveri me ndryshime ligjore heq at përqindje, gjegjësisht shkurton pensionet. Pensionet më nuk do të rriten si pasojë e pagës neto mesatare për për të gjithë të punësuarit në Republikën e Maqedonisë me lartësi prej 50%…Kjo shfuqizohet dhe anulohet. Kështu që do të shkurtohen pensionet. Ndërsa bëhet fjalë për mbi 300 mijë qytetarët në vendin tonë të cilët do të dëmtohen. 

Deklarata e liderit të opozitës Hristijan Mickoski është vlerësuar si gjysmë e vërtetë për shkak të pretendimin se nuk ka pasur rritje të pensioneve, edhe pse LSDM është dy vite në Qeveri, si dhe për shkak të fshehjes së faktit se në një prej parametrave për llogaritje të rritjes së pensioneve, tani ka rritje për 50 përqind.

Edhe pse duke e parë nga pika formale fjalën shkurtim i pensioneve, vlerësojmë se ajo pjesë e deklaratën në të vërtetë është një e vërtetë e thënë në formë tjetër, e cila është verifikuar prej fakteve të vazhdim: krahasimi i vendimeve ligjore, deklaratat e Qeverisë, interpretimeve që i kërkoi “Vërtetmatësi”, të cilët flasin në të mirë të deklaratave se pensioneve “ju është shkurtuar” rritja dhe mbi bazë të pagës neto.

Së pari, krahasimi i vendimit të vjetër dhe të ri ligjor padyshim tregojnë që janë bërë ndryshime të tilla me të cilat rritja e pensioneve është ulur për atë pjesë e cila kishte të bënte me llogaritjet e pagës mesatare, ulur për 50 përqind.

Në vazhdim ju paraqesim nenin 37 të Ligjit të miratuar në vitin 2012 dhe neni 37 të miratuar me ndryshime ligjore me 21.12.2018.

Neni 37 (viti 2012 )

(1)  Miratimi i pensionit kryhet në bazë të lëvizjes së indeksit të shpenzimeve jetësore në lartësi prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë në lartësi prej 50%/

(2)  Pensioni nga paragrafi (1) i këtij neni miratohet prej 1 janarit deri me 1 qershor çdo vit sipas përqindjes e cila merret si shumë e rritjes së indeksit të shpenzimeve jetësore në gjashtë mujorin e mëparshëm dhe përqindja e rritjes së pagsë mesatare të të gjithë të punësuarve në Republikën e Maqedonisë në gjashtë mujorin e mëparshëm në raport me gjashtë mujorin që i paraprin.

(3) Për shkak të zbatimit të paragrafit (1) të këtij neni pensioni i realizuar përgjatë vitit, paraprakisht reduktohet në shumën mujore sipas pagave të dhjetorit të vitit të kaluar në raport me pagën mesatare të të njëjtët vit.

Neni 37 (nga ndryshimet e Ligjit prej 12.2018 ):

„(1)  Pensioni miratohet prej 1 janari dhe 1 qershori çdo vit sipas përqindjes së rritjes së indeksit të shpenzimeve jetësore në gjashtë mujorin paraprak në lidhje me gjashtë mujorin që i paraprin të publikuara nga Enti shtetëror për statistika. Në rast kur rritja e shpenzimeve për jetë është me shenjë negative, nuk kryhet harmonizimi i pensionit. 

(2) Për shkak të zbatimit të paragrafit (1) të këtij neni, pensioni i realizuar gjatë vitit reduktohet në shumë mujore sipas rritjes së neto pagës nga dhjetori i vitit paraprak në raport me me pagën mesatare neto në të njëjtin vit.

(3) “ Përderisa prodhimet bruto vendor në vitin paraprak ka rritje reale prej më shumë se 4% gjatë zbatimit të paragrafit (1) të këtij neni, pensioni harmonizohet me 1 prill të atij viti në përqindje e cila paraqet dallimin në mes normës reale të rrijtes bruto vendore në vitin paraprak dhe normës prej 4%”. 

GACOV – DO TË KETË NGADALËSIM NË RRITJE 

Njohësi i kësaj materie, Pavle Gacov, kryetar i Shoqatës për këshilltar tatimor, vërtetoi se vendimi i ri ligjor rreth harmonizimit të pensioneve do të ndikojë në drejtim të ngadalësimit të rritjes së tyre.

 Modeli i ri i harmonizimit (rritja) të pensioneve VETËM për përqindjen e rritjes së shpenzimeve jetësore në gjashtë mujorin paraprak, duke përjashtuar përqindjen e rritjes së pagave si korrigjues i cili merr pjesë në formimin e përqindjes së vetme për rritjen e pensioneve, do të çojë deri në ngadalësim të rritjes së pensioneve. 

Në fakt, rritja e pagave është më e lartë se rritja e shpenzimeve jetësore, gjë që është trend në periudhën e kaluar, a në veçanti pas përfshirjes së shumës më të lartë të pagës minimale. Pagat më të larta mundësojnë edhe mbledhje më të madhe të kontributeve në sigurimin pensional dhe invalidor (SPI), të cilat llogariten prej pagave dhe të cilat përmes Fondit për SPI drejtpërdrejtë rregullojnë pagesën e pensioneve. 

Modeli i ri i harmonizimit të pensioneve mundëson mbledhje të shumës më të madhe të kontributeve pensionalemë në Fondin nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, për shkak të zvogëlimit të mundësisë për rritje të pensioneve, do të thotë përmirësimin e gjendjes financiare të Fondit në baza të përhershme – thotë Gacov

Ai vlerëson se vendimi ligjor mund të korrigjoj pensionet edhe nëse normat e prodhimit bruto vendor është më i lartë se 4 përqind, tani për tani jep mundësi të vogël për rritje reale të pensioneve, “në veçanti se e njëjta ka të bëj vetëm me dallimin në rritje mbi 4 përqind”. 

CAROVSKA JO DREJTPËRDREJTË E KONFIRMON KËTË

Edhe pse është bërë tentim që të mohohet pretendimi i opozitës përmes komunikatave të LSDM-së dhe MPPS-së, Qeveria në mënyrë jo të drejtpërdrejt, përsëri verifikon atë që ka thënë opozita. Ministrja përgjegjëse Mila Carovska, e cila udhëheq me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, e pyetur për koment nëse pensionet do shkurtohen ose jo, përkrah demantit paraprak dhe treguesve faktografik për rritjen e pensioneve në vitin 2017 dhe 2018, deklaroi këtë në vazhdim:

…që të mund të zhvendosim kufirin e moshës 67 vjeçare dhe të mos duhet të ngrijmë plotësit pensionet. Këto ishin opsionet. Ne zgjodhëm një variant të mesë, që do të thotë – rriten në vazhdimësi, madje kemi rritje shtesë prej 4 përqindëshit nëse rritjet ekonomia dhe nuk zhvendosëm kufirin.  Duhej diku të kishte stabiliteti. (prej sekondës 40 deri në sekondë 55 të videos)

Praktikisht, kjo paraqet stabilizimin e Fondit për sigurimit pensional dhe inavalidor (FSPI) për të cilin më lartë sqaroi Gacov. Me përjashtimin e neto pagave si korrigjues për rritjen e pensioneve, mundësohet rrija e mjeteve në FSPI-së dhe ngadalësim të gropës së madhe financiare, e cila tani mbushet preh buxhetit të shtetit.

Duke pas parasysh tre elemente – vendimin ligjor, interpretimin të cilin e siguroi “Vërtetmatësi” nga ekspertët dhe pjesa e theksuar e deklaratës së Carovskës, mund të vlerësohet se pretendimi i liderit të opozitës Mickoski, është gjysmë i vërtetë. Fakt është se ka ngadalësim të zbehtë në rritje të pensioneve, por nuk është e vërtetë se shkurtohen  dhe nuk do të ketë rritje të mëtutjeshme, pa marr parasysh përqindjen më të vogël të rritjes, nëse inflacioni në Maqedoni do të mbetet në nivelin e tanishëm.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button