Kryeministri i Greqisë, Cipras: Maqedonia e Veriut do të jetë mikja jonë

Sot “shkruhet një faqe e re për Ballkanin”, Maqedonia e Veriut, e cila u lind sot do të jetë mikja jonë, shkroi kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras pasi që Parlamenti i Greqisë ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, përcjell Portalb.mk.

“Gjeneratat e ardhshme të të dyja vendeve i kanë borxh deputetëve mirënjohje të cilët me guxim i vendosën themelet për të ardhmen e paqes, solidaritetit dhe bashkëjetesës harmonike mes dy popujve. Maqedonia e Veriut e cila u lind sot do të jetë mike jona. Aleate dhe mbështetëse e Greqisë në përpjekjet e saj për siguri, stabilitet dhe zhvillim të përbashkët në rajon”, tha Cipras.

Përndryshe, Kuvendi i Greqisë me 153 vota “për” sot e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës së nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zgjidhet kontesti i emrit të shtetit. Të gjithë 300 deputetët veçmas, u shprehën në pyetjen se a janë “për”, “kundër” apo të “përmbajtur” për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

LEXO: Zaev: Miku im Alexis Cipras, së bashku me popujt tanë, shkruam një fitore historike
LEXO: Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi
LEXO: Stoltenberg: NATO do të vazhdojë procesin e anëtarësimit të Maqedonisë
LEXO: Shqipëria dhe Kosova kanë përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek
LEXO: Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk e uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button