Festivali “Evrovizioni 2019”, Tamara Todevska do ta përfaqësojë Maqedoninë

Radio Televizioni i Maqedonisë ka zgjedhur këngëtaren Tamara Todevska si përfaqësuesen e Republikës së Maqedonisë në festivalin evropian “Evrovizioni 2019”, njofton Portalb.mk.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Festivalit “Eurovisiontv”. Kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt e Todevskës në këtë Festival. Paraqitja e parë ka qenë në vitin 2004, bashkë me këngëtarin e ndjerë, Toshe Proevski, e dyta më në vitin 2008-të, e treta në vitin 2014-të duke shoqëruar motrën e saj, Tijana Dapçeviq. Tamara ka nisur të merret me muzikës që nga mosha gjashtëvjeçare, ndërkohë që është rritur në një rreth artistësh.

Nëna e Tamarës është pjesëtare e Operës së Maqedonisë, kurse babai është profesor në Akademinë e Muzikës së Maqedonisë.

Edicioni i sivjemë “Evrovizioni 2019” do të mbahet në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.

LEXO: Në Evrovizionin 2018 fitues shpallet Izraeli: më 2019-n do të këndohet në Jerusalem (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button