U dorëzua presidenti Trump, rihapet Qeveria e Amerikës

Është arritur marrëveshja për rihapjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump, njofton The Guardian, përcjell Portalb.mk.

Presidenti Trump tha se është arritur një marrëveshje për financimin afatshkurtër të agjencive qeveritare.

Presidenti Trump, në komentet që bëri të premten në Shtëpinë e Bardhë, tha se financimi i përkohshëm për zgjidhjen e problemit, do të sigurojë menjëherë pagesat për punonjësit federalë, të cilët nuk janë paguar.

Ai tha se një komision dypartiak ligjvënësish do të punojë për hartimin e një pakete për sigurinë e kufirit, e cila është bërë burim mosmarrëveshjesh të gjata mes Presidentit dhe demokratëve të Kongresit, të cilët kanë refuzuar të japin fonde për ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën. Ai ka theksuar se ngritja e mureve ose barrierave në kufi është e rëndësishme për sigurinë e kufirit.

Qeveria e Amerikës kishte 35 ditë që ishte e mbyllur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button