Stone: Nuk do të dëshmoj kundër presidentit amerikan, Donald Trump

Njëri ndër bashkëpunëtorët e afërt të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Roger Stone i arrestuar të premten për veprimtari kriminale bazuar në hetimet që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller, tha se ai nuk do të dëshmoj kundër presidentit amerikan dhe se është plotësisht i pafajshëm, transmeton REL. 

Duke dalur nga një Gjykatë në Florida, Stone i quajti akuzat si të rrejshme dhe të motivuara politikisht.

Stone, një bashkëpuntor dhe këshilltar i fushatës së Presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.

Megjithatë, ai nuk akuzohet për bashkërendim me zyrtarë rus, të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Këto pretendime janë çështja kyçe me të cilën po merret Këshilltari i Posaçëm Robert Mueller.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button