Të punësuarit e NASA-s detyrohen të pastrojnë tualetët pas bllokadës së qeverisë

Pasi bllokada e qeverisë amerikane ka hyrë në muajin e dytë, Agjencia Hapësinore Amerikane NASA ka kërkuar nga punonjësit e saj që vetë t’i pastrojnë tualetët për shkak të faktit se institucioni që nga e premtja nuk do të jetë në gjendje t’i paguajë shërbimet e pastrimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bllokada e qeverisë amerikane po zgjat tashmë 34 ditë dhe më shumë se 800.000 nëpunës federalë janë në punë pa pagesë ose pushim pa pagesë. Ky lajmërim u vendos në një nga qendrat e NASA-s në Houston.

Gazeta amerikane “The Hill” njoftoi se në derën e tualetit në Qendrën Hapësinore të NASA-s “Johnsons” në qytetin amerikan Houston, është lëshuar një njoftim që tregon se nga e premtja nuk do të jetë në gjendje të paguajë pastruesit dhe se nga të punësuarit e NASA-s është kërkuar që vetë t’i pastrojnë tualetët.

Ky njoftim u shpërnda nga e punësuara e NASA-s Elizabeth Blome në Twitter, e cila shkroi : “Ky është realiteti ynë në Qendrën Hapësinore ‘Johnsons’. Punuam falas me qëllim që Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar edhe më tej të veprojë. Tani nuk kemi shërbime për pastrim”.

Deri te bllokada e qeverisë erdhi për shkak të kërkesës së Trumpit për të ndarë mjete për ndërtimin e murit në kufirin amerikano-meksikan.

Bllokada e qeverisë mund të zgjasë, meqë ende nuk ka shenja se Trump dhe demokratët janë të gatshëm për të lëshuar pe dhe miratuar një buxhet të kompromisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button