Ronaldo i dënuar, Portugalia mendon t’i heqë vlerësimet

Dënimi i futbollistit portugez Cristiano Ronaldo për evazion fiskal dhe gjyqi që persekutoi ish-fituesin e Topit të Artë për muaj me radhë, me shumë gjasa do të ketë ndikim dhe në vendlindjen e lojtarit, transmeton Top Channel. 

Portugalia do të analizojë dosjen hetimore dhe dënimin e dhënë nga drejtësia spanjolle në rastin e futbollistit të Juventusit që arriti një marrëveshje me prokurorët për shmangien e taksave.

Në rast të gjetjes së bazave të mjaftueshme, vendi luzitan do të tërheqë të gjithë titujt honorifikë dhe vlerësimet kombëtare për atë që cilësohet futbollisti më i mirë në historinë e Portugalisë.

Marcelo Rebelo de Sousa, President i Portugalisë, tha: “Ligji është shumë i thjeshtë dhe duhet kuptuar nga të gjithë. I takon kancelarëve të urdhrave kombëtarë të verifikojnë nëse ekzistojnë situata të tilla për revokimin e një nderimi të tillë në rastin e Ronaldos”.

Presidenti shtoi se do të presë versionet origjinale të gjykatës spanjolle për të vendosur nëse mund të zhveshë Cristiano Ronaldon nga nderimet e marra. Futbolisti luzitan u vlerësua me Kryqin e Urdhrit të Meritës dhe Urdhrin Dom Henrike, nderime të larta në Portugali. Por, nëse në rang kombëtar titujt e tij diskutohen, këtë nuk do ta vendosë në dyshim vendlindja e tij, ishulli i Madeiras, që nënvizoi se do t’i qëndrojë besnike idhullit të shtëpisë, duke e përfshirë edhe në emrin e aeroportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button