Malësia e Tetovës sërish e bllokuar nga bora (FOTO)

Rrugët e Malësisë së Sharrit sërish janë bllokuar nga bora që ka filluar të bjerë që në orët e hershme të ditës së sotme. Nga ana tjetër nga Komuna e Tetovës thonë se rrugët janë të kalueshme dhe se në fokus është malësia, njofton Portalb.mk.

Bora është sërish problem për fshatrat e Malësisë së Sharrit. Banorët hasin në vështirësi në kalimin lirshëm nëpër rrugë sepse ato janë të pa pastruara. Ata ankohen që vazhdimisht ngelen të pa përfillur nga komuna.

Vështirësi më të madhe në kalimin e rrugëve hasin fshatrat: Brodec, Veshallë, Shipkovicë.

“Për momentin janë të kalueshme të gjitha rrugët. Kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren. Ju jepet fokus malësisë dhe rrugëve kryesore në qytet”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Megjithatë, gjendja e rrugëve të Malësisë shihet nga fotografitë e mëposhtme që ka arritur t’i sigurojë redaksia jonë.

Rrugët e Malësisë së Tetovës
Rrugët e Malësisë së Tetovës
Rrugët e Malësisë së Tetovës
Rrugët e Malësisë së Tetovës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button