Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk e uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk nëpërmjet rrjetit social “Twitter” e uroi ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë dhe i lavdëroi të dy kryeministrat, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev për përfundimin e suksesshëm të misionit, transmeton Portalb.mk.

“Ata kishin imagjinatë, kanë ndërmarrë rrezik dhe ishin të përgatitur t’i sakrifikojnë interesat e tyre për më të mirën, Zoran, Aleksis – e keni bërë shkëlqyeshëm! Misioni i pamundur përfundoi me sukses”, shkroi Tusk në Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Greqisë sot pasdite me 153 vota “për” e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë me të cilën zgjidhet kontesti i emrit të shtetit.

LEXO: Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)
LEXO:Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi
LEXO:Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button