Zaev: Miku im Alexis Cipras, së bashku me popujt tanë, shkruam një fitore historike

Miku im Alexis Cipras, së bashku me popujt tanë, shkruam një fitore historike, shkroi kryeministrin Zoran Zaev në profilin e tij në facebook me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në parlamentin grek, njofton Meta.mk.

“Le të jetë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë paqja dhe progresi në Ballkan dhe në Evropë të përjetshëm”, shkruan Zaev në urimin e tij.

Me 153 deputetë që votuan “për”, Parlamenti i Greqisë ratifikoi Marrëveshjen e Prespës që u nënshkrua midis Maqedonisë dhe Greqisë në fund të këtij viti, marrëveshje kjo që përmbylli mosmarrëveshjen e emrit që zgjati gati tre dekada.

Të 300 deputetët individualisht, kanë dhënë përgjigje për pyetjen nëse ata janë “për”, “kundër” ose “të përmbajtur” në lidhje me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

LEXO:Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)
LEXO:Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi
LEXO:Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button