Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi

Me deklaratë të përbashkët, kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme, Federika Mogerini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han e përshëndetën ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, transmeton Portalb.mk.

“Me gëzim e përshëndesim hapin më të ri dhe përfundimtar të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, me votimin e sotëm në Kuvendin e Greqisë.

Që nga fillimi Bashkimi Evropian fortë e ka mbështetur marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Cipras, në negociatat nën kujdesin e OKB-së.  Të dy vendet e kanë shfrytëzuar këtë mundësi unikate e cila paraqet shembull për pajtim në Evropë si përgjithësi dhe do të jep nxitje shtesë në perspektivën evropiane në rajon.

Deri sa me gëzim i presim hapat e radhës procedurale që do të çojnë në zbatimin e plotë të marrëveshjes, me siguri mund të themi se Athina dhe Shkupi nënshkruan faqe të re të së ardhmes tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian”, thuhet në urimin e përbashkët nga Junker, Mogerini dhe Han.

LEXO:Kuvendi i Greqisë e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, Maqedonisë i hapet rruga për NATO dhe BE (VIDEO)
LEXO:Junker, Mogerini dhe Han e kanë përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Greqi
LEXO:Ditë historike! Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button