MPPS: Rritja e pagave e të punësuarve në kopshte vazhdon

Rritja e pagave e të punësuarve në kopshte vazhdon edhe në 2019. Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili është në procedurë parlamentare dhe duhet të votohet nga deputetët, parashikohet rritja e pagave të stafit në çerdhe, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, transmeton Portalb.mk.

Me të njëjtat ndryshime për herë të parë parashikohet zhvillimi i karrierës në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, i cili rikthen dinjitetin e punonjësve të çerdheve. Rritja e pagave, si dhe reformat e nisura, ishin temë e takimit të sotëm të Ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska me drejtorët e kopshteve nga e gjithë Maqedonia.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe vitin e kaluar parashikoi 5% paga më të larta për të gjithë 4300 të punësuarit në çerdhe që ishin ngritur në detyrë. Gjithashtu, për një periudhë të shkurtër kohore, është dhënë pëlqimi financiar për punësimin e mbi 1,000 personave, shumica e të cilëve janë për një kohë të papërcaktuar.

“Procesi i forcimit të kujdesit të fëmijëve vazhdon edhe këtë vit me një rritje prej 300% të buxhetit për investime kapitale në kopshte. Me 15 milionë euro shtesë nga Banka Botërore, ofrohet hapësirë për rreth 7,000 fëmijë të rinj në kopshte, por në të njëjtën kohë po punohet për forcimin e stafit. Ne nuk investojmë vetëm në rritjen e kapaciteteve të kopshteve, por në transformimin e plotë të kujdesit për fëmijët, domethënë ne ndryshojmë mënyrën se si shteti kujdeset për fëmijët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Për të pasur një mësim të hershëm të suksesshëm, është e nevojshme të kemi një staf cilësor në kopshte. Në bashkëpunim me UNICEF-in po punohet për kompetencat profesionale të të gjithë punonjësve. Disa nga trajnerët pas trajnimit, aftësitë e fituara do të duhet t’i transferojnë tek kolegët e tyre. Faza e dytë do të përcaktojë kompetencat për drejtorët kujdestarë, punëtorët profesionalë dhe bashkëpunëtorët profesional.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button